Nje jave ne
vendlindje. Nje jave zgjimesh me peshen e botes mbi shpatulla. Nje jave
ndodhish perseritese dhe ri. Dukej si mallkimi I familjes Buendia, ngjizur prej
Marquez-it tek “Njeqind vjet vetmi”. Behesha pale me rutinen si pelegrine e
devotshme. Te qe zakoni besimi im? Nese po, paskesha ndertuar fe me Zot te
gabuar dhe fati I Zonjes Ursula do perndiqej nga hapat e mi.
Pyetjet “Rritesh ti?”, bashke me fjali si “Sa qenke dobesuar,” me kumbonin ne veshe. U vijne ndermend ato perrallat kitsch te vena ne qarkullim nga matrapaze? Ja. Pikerisht keto dalje per mua keshtu qene. Rritesha? S’kisha si te mos. Te dobesuarit? Kurre s’kisha marre kilograme me teprice. Keshtu e detyruar nga nderimet e bisedes se rradhes pergjigjesha ne gjysmebuzeqeshje. Monotone.
Ate dite per te mos rene ne gracken e vesit te zakonit, me qeset e perimeve neper duar u nisa... Pa kuptimin me te vogel praktik per ta bere, ndera krahet prane shkolles. Rritej ajo? Nuk e pashe te dobesuar dhe as mbipeshe. Flokegri, hijerende, kokelarte rrinte e me vezhgonte. Dhunshem 10 vjet kujtime sulmuan dhe historia nisi te bluaje brenda lekures sime.
Ishin vite te bukura. Shume. Me te bukurat? Per t'u pare. Ndoshta dhe gabohem se me ndodh shpesh te kaplitem prej nostalgjise. E pabesa! E mira e vetme qe ka eshte shformesimi i ngjarjevje dhe te mbuluarit e tyre me bukurine qe ndoshta kurre nuk kane patur. Prej vitesh te sedimentuara ne kujtese fytyrat nderronin mimike nje nga nje. Sy ngjyresmeraldi plot kapituj miqesie, geshtenje per te qeshurat qe terhiqnin nofullen, te zinjte peng dashurie adoleshentesh dhe si per mbyllje qene dhe te mite. Mallefort.
Fytyrat e sapopermendura edhe kur nuk kane morfologji kujtimesh por misherohen prej qerpikesh, mjekrash, mollezash, vetullash, buzesh te imta, te trasha a fare normale, nuk ndeshen. Shikimet tentojne te gjejne dalje emergjence, shpinat kane shpejtesine e drites dhe ti e sheh veten duke rene pre e po te njejtit ves.
Me erdhen ndermend si kolone zanore fjalet e mikeshes sime: “Keshtu jemi ne njerezoret,largohemi,zvogelojme raporte,vetebindemi per realitete,ndoshta pa i kuptuar kurre. Harrohemi ne kujtese. Krijesa paradoksale ne kufijte e absurdit. Fytyrat veniten, zerat shnderrohen ne jehona te largeta, fjalet e thena nuk kujtohen me, por njerezit, disa prej tyre ngelen perhere ne thellesite e medha te shpirtit tone te trazuar. Harrojme se jetojme duke u banuar nga jete te tjera, emra me te cilet u rritem, njerezit me te cilet ndryshuam, histori nga te cilat mesuam.”
Per ta mbyllur edhe me bukur, kurre nuk mesuam se nuk I kerkohet lemosh te shkuares, por I duhet perkujdesur gjithe kohes qe mbetet perpara. E hapur dhe patrajte, e lehte porsi nje pende ne lirine e vete dhe e rende porsi plumb ne paqartesi e tashmja mbart sot lumturine se ciles neser do I lotojme.
Ishim vetem une dhe nje taksixhi nen diellin qe pervelonte si sac i skuqur. Ngrita qeset dhe u nisa per shtepi.