sabato 20 agosto 2016

Paradigme absoluti

Kraharorin e ndjente plumb te rende dhe pesha e gjymtyreve veshtire ngjiste shkallet.

I trullosur nga ajo marrezi kembesoresh mundohej t’i bente vend vetes per te kaluar dyert e vendit te shenjte. Supozohej qe muret e ketij te fundit te kullonin jete mirepo sot prisnin vdekje. Duke kaluar pragun vereu se si stolat levrinin nga njerezit milingona. Keshtu i detyruar nga rrethanat i qelloi te ulej ne rreshtat e pare porsi gjate leksioneve ne universitet. Vec se prifti nuk qe nje profesor, kisha nuk ishte shkolle dhe lenia e uratave nen ze nuk ishte mesimi i dites. Te pakten ne kete rast jo.

Nuk kishte marre pjese ndonjehere ne ceremonite mortore. Per fat te keq... Ndaj e pati te veshtire te perballonte lendimin e vete dhe te te dashureve. Keta te fundit, te paze i qene ulur perballe dhe perkrah. E vetmja menyre per te mos rene pre e grackes se te lotuarit ishin frymethithjet e gjata. Aq te shpeshta dhe te thella thuajse i thyenin brinjet. Ne ato pak caste kthjelltesie qe kishte ngrinte shikimin drejt shpinave te erreta me bukuri
te rrepte murgjish tek rrinin te kerrusura, me koka te ulura, veshtrime te tretura duke leshuar psheretima shurdhe. 

Rruzari vazhdonte te perseritej. Keshtu perfitoi nga rasti per te pare pas vetes morine e milingonave. Jo pak zonja te bukurkrehura, rroba shumengjyreshe qe mbushnin stolat, jo pak meshkuj qe bashkebisedonin zeplote. “Jeta nuk shteron kurre se te habituri”-qeshi me vete,-“Qe ceremonite mortore te ishin evente sociale nuk e kisha menduar ndonjehere. C’perspektive”. Tek ishte duke vleresuar kete aspekt te kultures se re qe ndeshi, fare e ndryshme nga dramaticiteti i asaj te vetes, kumboi organoja. Nuk ju rrengjeth mishi, ju rrengjeth zemra. Frikshem ndjeu pulsimet e karotides si goditje cekani.  Frekuenca e rrahjeve po rritej ne perpjestim te drejte me shpeshtesine me te cilen afrohej arkivoli. Shtrengoi grushtet. Shtrengoi nofullat.

C’ishte kjo metamorfoze e vetetimte qe shfaqej djathtas tij si paradigme absoluti?

Nuk  donte te ndiqte ritin mortor, ndaj ju dha tjetergjeje. Duke kaluar ne meandret e kujtimeve te veta, vizjonet koaguloheshin ne pamje te qarta. I ndjeri buzeqeshte, pershendeste, fliste per garen e fundit te vrapit dhe se si do te organizonte te ardhshmen. I ndjeri jetonte, per sa kohe kujtesa lejonte.

Kokeulur i tretur ne te tilla fragmente nuk e ndjeu perfundimin e ceremonise. Qetesia e ambjentit e ktheu ne te. Tek u ftillua, me gjunjet e mpire, u ngrit prej stolave te parehatshem. E priste pjesa me e veshtire si nje formule riti kortezie britanike: Te ngushelluarit… Nuk ishte nje artizan fjalesh, por dinte t’i perzgjidhte me kujdes e megjithate ne ate rast i doli gjysmezeri vec: “I paharruar kujtimi”.

“Mbaroi”-tha me vete. Nuk perballi asnje shikim dhe ashtu i prirur nga rrufeshmeria u nis per ne shtepi.

Sapo mberriti, perplasi deren dhe u nder rendshem ne shtrat. Uli qepallat. Leshoi diafragmen,grushtet dhe nofullat.

Qau.