
Femijet ecin hundeskuqur e zvarrisin prinderit nga kerkesat. Zonjat e bukura duken edhe me te tilla. I sheh njerezit si mbeshtillen per te dale nga dyqanet, avujt qe leshojne duke folur, duart e rreshkura per nje cigare. Ndjen parfumin qe del prej dyerve kaq bukur te ndricuara, aromen e kuzhines italiane, eren nostalgjike te vjeshtes. Degjon trokitjen e takave, hapat e njome, oren qe po shkon. Dhe jo, vone nuk te behet. Shpirtrat e vjeter nuk ndjejne moshimin, ata te rinjte zhgenjimin e qytetit. Te dy bashke pijne veren trotuareve me kalldrem ashtu ne kembe.
Zhduken orteket e fjaleve qe te mbulojne cdo dite, heshtin blegerimat e parreshtura qe nuk njohin paqe, cnjollosen damkat e vecanta te te vecantit deshperim, qetesohen cikerrimat bezdisese. Behet e larget bashke me to dhe cdo peshe ne ndergjegje, pendese, klecke mendore dhe problem i mirefillte a jo. Ne kete te ftohte te lagesht, ndihet liria ne cdo grimce lekure dhe per bese jetohet casti porsi vjen. Kaq silueta te shpejta, pasqyrime te lemuara, kepuce te lagura, xhama te veshur dhe gjetke ndonje muzikant vakant bejne castin, diten, jeten.
Sot ishte nje dite e bukur. Nje nga ato ditet ne te cilat do te deshiroja te nxirrja per shetitje qenin qe nuk kam.
Dhe patjeter ti mund te na ishe bashkuar.