giovedì 17 novembre 2016

Njeriu qe s'ben

Njeriut te Zakonshem dhe te tijave kotesi,
luleve qe ujit, rrobave nderur ne ballkon,
Ne pune I perpikte perdite, numrave u jep rendesi,
pergjigjeve te tij te shkurtra dhe daljeve “shkoi vone”,

Gjerat qe kurre emer s’pati guxim t’ju vendosë,
Opinionet e marra borxh per keshillat e avancuara,
Kembenguljes, ankeses, protestes e dramave perpos,
Genjeshtrave qe piu per mendimet e nderlikuara,

Diskutimet serioze mbi alternativat e muzikes alternative,
Te gjeturit te botekuptimit ne te bojedalat shprehje
Edicionet e tij te limituara qe ulin pragun e kufijve
Psalmet e gabuar qe permendsh reciton gjer ne dehje

A eshte e lehte me thuaj, gelltitet porsi vere
mes anektodash pasditore te gjeturit kenaqesi?
Ne po nje dolli te pakthyer kurrkush te mos lere
Per Njeriun e Zakonshem dhe te tijave kotesi.



giovedì 10 novembre 2016

Gjashtembedhjete


Clarisse. E dashura ime Clarisse.

Afrohet i perpikte me ngadalshmeri cnervuese ky fundvit. Kete ma kujtoi e kuqja bashke me dritat neper qelqet e vitrinave duke me frikuar sikurse vjet, a vitin me pare tij. Gjashtembedhjeta e dymijeshit eshte duke perfunduar pa mbyllur kurrefare sipari. Leshoi disa presje gabimthi gjate rruges tek deshirat e fundvitit te kaluar, por asnjeres nuk i vuri piken. Me tremb kjo. Te tjeret jane ne kerkim te palodhur te ekuilibrit dhe une ketu kaq i kenaqur qe nuk rresht se lekunduri. Ata hedhin hapat bindshem duke u ndjere siguri, nderkohe qe vete luhatem ne menyre harmonike si nje lavjerres. Me tremb edhe me kjo. Mbi te gjitha me tmerron fakti se jane shume 365 dite per te mos bere asgje.

Me duket sikur castet e gabuara nuk do te lodhen kurre prej meje, sikur me eshte vene jeta ne mes me berryla te forte. Jam zmbrapsur ne nje qoshe sa minimale aq intime dhe pres cfare? Qe te me jape nenshtetesi nje bote qe nuk quhet keshtu. Clarisse keta litare qe me mbajne te palevizur, nese nuk priten, mbysin. Mirepo nevojitet fuqi per ta bere dhe une ne kete nentor nuk kam, as ne janarin e shkuar nuk e pata, apo ne shkurtin e dy viteve me pare. Kjo eshte lebetitese. Me duhet te filloj te pranoj qe koha shkon, ndonjehere jo fort kendshem, jo fort mire. Me duhet ta pranoj porsi pemet eren duke u perkulur, jo thyer. Me duhet te ftillohe dhe leviz. Me duhet, por a dua, a mundem?

E di c’do te me shkruash. Do te me qortosh per perspektiven time kaq te zymte, per faktin qe nuk dalloj ngjyresat por vec ngjyra, per paaftesine e te parit te vetes pa shtremberime. Ndaj me ndjej per kete force ndergjegjeje veteshkaterruese, per kete perceptim te vdekur te aktualitetit qe ka vite qe nuk eshte i tille. Me fal per te qenurit perhere borderline, per te te percjellurit e bluse sime dhe mbi te gjitha qe te dua.

Shume fort Clarisse. Te lutem ngrihu dhe ndricome.