mercoledì 12 luglio 2017

Do dalim per kafe?


  Perfytyroni dashuronjesit e veres: ata qe i vezhgojne ngjyren, viskozitetin, aromen, thatesine apo sa e fruktuar eshte. Te tille dhenie kam une ndaj nje filxhani kafeje.  E ndjej shtepine te mbushur dhe te lumtur kur avulli qe del prej mokes deh kuzhinen dhe tinez futet nder dhoma gjumi. Nuk di ne eshte per faktin qe receptoret e mi e kaptojne tejmase kafeinen apo sepse qysh ne vegjeli prinderit e kishin ritual te shenjte dhe te shpejte mengjesor, bashke me leximin e gazetave te sapodala. Por me siguri di se pa te, veshtire bej. Nga ana tjeter, pak gjera ndodh te me irritojne si pyetja “Do shkojme te pime nje kafe?”.
   Tridhjete ml kafeje nuk duan me shume se tre minuta per tu gjerbur, pese ne rastin me te nxehte. Mundesisht ne kembe, perballe banakut apo shperndaresve nese ka perreth. Ne menyre qe pas ketyre pese minutave ku perfshihet pergatitja, servirja, pirja dhe pagesa e saj, te nisesh drejt zullumit te perditshem. Ky te pakten eshte perfytyrimi im i te shkuarit te pirit kafe, gje qe ndodh rralle pasi prej pragut te deres nuk dal kurre pa marre dozen e mjaftueshme per mbijetese paraditesh.
  Sa paradoksale eshte qe elementi me pak i kushtueshem i nje menuje, te harxhoje kohen me te madhe? Dua te them, jam e bindur qe efekti i saj eshte vertet aktivizues e nxites por nuk besoj se ngjiz argumenta fizike kuantike apo prirje filozofish te mistershme per te qendruar atje per njeqind e njezete minuta llafollogjisjesh e ligjerimesh.
   Fenomeni i te shkuarit te pirit kafe ushqehet nga njerez te rehatuar ne pertacine e mjedisit ku jetojne. Njerez qe perhapen si levizja kapilare e humorit te keq, qe behen ekoja e eres se lige frymeshteruese. Behet fjale per nje klase shoqerie te fresket, me potencial. Nje fuqi punetore me rendimentin me te mire te mundshem qe vendos te shuhet thashethemeve te bareve perballe nje filxhani, nje gote uje e nje cigareje te borxhmarre. Nje rini qe lundron ne pezulli, ne kenaqjen prej genjeshtrave qe vete thone e vete besojne. Nje rini qe pret metamorfozen, fjale qe tingellon kaq bukur, plot premtime e siguri, perballe nje filxhani porcelani prej njemije lekesh te vjetra.
  Si e paafte e te qenurit koncize, e formes lakonike, e ekonomise se te folurit apo shkruarit po zgjatem kot me kot, per te qene delikate ne nje teme qe vetem delikatese nuk meriton. Ceshtja eshte pyetje si “Do dalim per kafe?” testojne fort pragun e durimit tim. Tek e fundit une nuk jam barometri moral i shoqerise dhe as shpluhurosesja e rafteve te memories kolektive, por nje gje te sigurt e di: Koha ashtu si hija, ka nje difekt shume te madh… Humbet. Nuk besoj se menyra me e mire per ta bere eshte kafeneve.