Besnike
ndaj pertacise qe me karakterizon sot harxhova thuajse gjithe diten ne Instagram.
As mesova, as drekova, as takova, as fola, as njojta, as pashe njeri e s’bera ndonje aktivitet
perpos atij te levizurit te gishtit te madh. Justifikova veten duke thene se
ekuilibrova overdozen e djeshme kulturore. C’eshte e verteta jam pjese shume
aktive e kesaj platforme shoqerore dhe me firon jo pak kohe ne mediokritetin e
saj.
Sic po ju thoja une dhe produktiviteti
im ju dhame shikimeve te profileve dhe faqeve virtuale sot. E cuditshme
spektaklizimi qe i behet unit ne kete dimension. Te gjithe thurnin versionin
poetik te menyres se si te tjeret i shohin. Per shembull c’mendon nje mikeshe
gjate takimit, zonja shitese pas blerjeve ne supermarket, zoteria ulur prane ne
bar, ne tren, ne shkallet e sheshit… Dhe po te gjithe ashtu
trurrjepur per xhelozi, interes apo ves kishin kete shfaqjen virtuale qejflinjsh
ideal: kush duke mbajtur prej bishtit nje gote vere pa ditur as psene, kush duke eskpozuar zgjedhjen e foie gras (pjate tipike
dimerore) ne mesgusht, te tjere te engledisur ne fotografi udhetimesh mes
vendesh qe s’u njihnin as historine apo fene.
Cdonjeri i prekur nga nje ndjesi inautenticiteti. Nuk qene as subjekt, as objekt por nje subjekt
qe tjetersohet ne objekt. Kopje te nje letre karboni identike si origjinali
pervec ngjyres, letres dhe qellimit. Si te
thuash pasqyrime te trishta, nje trup pa nerva e reflekse. Uni
i tyre i debuar nga shikuesi, kthehet keshtu ne turpin apo krenarine qe referon shikimi
i vezhguesit duke jetuar dhe jo njohur ne situaten e te parit (E di qe eshte ca e ngaterruar si fjali, po lexojeni dy-tri here e do ta kuptoni). Ky alter-uni nuk
eshte identik, eshte i ndryshem, eshte nje JO-une qe i perket shikimeve te
huaja qe na zbulojne ndryshe dhe kontribuojne ne percaktimin tone. Qendron shume
larg vertetesise si dhe vetebindet ne funksionin e paresit mbi te qenurin e
tij.
Ky tjetersim radikal jep iluzionin e embel
e te jetuarit ne nje bote qe c’eshte e verteta nuk do t’u perkase kurre. Te
ekspozuar ndaj aktit grabitqar te nje uni te paqene porsi ai i fotografive qe
shperndajne, kjo klase shoqerore tundet bute ne
boshllekun e vete me sadisfaksionin e genjeshtert se gjerat i kane ne vendin e duhur.
Keshtu keta parazite duke menduar se jane pjese funksionale e asaj cfare
po shfrytezojne, nuk i sjellin asgje historise pervec peshes se tyre te vdekur.