Stolisa pemen dje. Martino e zbukuroi sot dhe me pyeti nese
me pelqente. I perhershmi vella im i vogel, me po te njejten koke te
rrumbullakte vecse ca me i gjate se vjet. Vanessa dhe indiferenca ulur
kembekryq ne prehrin e saj nuk denjuan te beheshin pjesemarrese te ritit tone
festiv. E perhershmja moter e imja e vogel po ca me kryenece se vjet.
Mua me pelqen shume e perhershmja. Nuk me duket e shemtuar qe gjerat te gjenden perdite e te jene gjithnje te njejtat. Dua te them i njejti mashkull, e njejta pallto, e njejta paste dhembesh, te njejtet fqinj moshethyer ne oborrin e shtepise se bukur, nuk me merzisin dhe as me lodhin. Dashuroj te pandryshueshmen time qe asnjehere nuk me ngjau njelloj.
Cdo mengjes shtrengoj dhe ri nje luge kafeje nder gishta dhe ndjej rrahjen e pulsit te saj te metalikte. Ngutshem ha po te njejtat vakte me pak me shume a shume me pak shafran, rozmarine apo kripe. Shpejt perpiloj dokumentat, shtrengoj duar e me pas I laj. Qete kaloj mbremjet si ato me shi, qofte ato me yje. Perdite hapem ne masen ngjitese dhe I proklamohem botes si dhe rrezikoj jeten ne biciklete per te blere buken ne dyqanin aty ne kend. Dhe po perdite dehem pas eres se kesaj te fundit.
Eshte ekuilibri im ky. Sa harmonik aq dhe I kthjellet. I imi ashtu sikurse cdokush tjeter ka te vetin. Mirepo ka dicka shume ideale ketu: qe e perhershmja nuk eshte asnjehere e tille. Palltoja do te trepset, pasta e dhembeve do te mbaroje, fqinjet do te plaken dhe shtepia do te shemtohet. Ndoshta Martino nuk do te beje me pemen me te njejtin entuziazem e nderkohe Vanessen do e emocionojne dritat e verdheme. E mua gje tjeter nuk do te mbetet vecse te balsamoj kujtimin e syve te gezuar te prinderve te mi nderkohe qe kjo ndodh.
Procesi i ndryshimit sundon jeten time, ashtu sikurse te te gjitheve. "Dèja vu-ja" tjetersohet ne "jamais vu". Agimet qe jane plot shprese e perendimet plot nostalgji do te permbysen. Periferite qe u ngjajne njerezve te trishte, ndoshta do te ndertojne shtepi te lumtura. Miqte superlative nderrojne ne te dale si boje si mode e s’do kesh me fisheke mundesish te reja per t’u dhene. Dhe pema e Krishtlindje ndoshta s’behet me.
Luhatja e ekuilibrit mbetet e pashmangshme. Perligj kanunin e mbijeteses. Eshte per disa shteruese, per te tjere shpreseshume, per te trete emocionuese, per mua e dhimbshme. Shume.
Por zgjidhje te dyte ne kete rast nuk kam. Duhet te vdes ne nje jete per te hyre tek nje tjeter.