lunedì 25 giugno 2018

Nuk te cmoj

   U futa ne zyren e tij. Rremuja e kahershme. Ne sfond kishte vendosur Campanella-n e Liszt  e dic po zhgarraviste mbi tryeze. Ngriti koken dhe pa pershendetur shpotiti:
-Ia thashe.
   Isha mesuar me paparashikueshmerine e tij. Pjeri qysh gjashte vjec zvarritej prej halles ne koncertet e muzikes klasike, ne tetevjecare kur u njojtem ishte duke mesuar gjuhen aramaike, ne te larten me leket e burses se studimit bleu nje organo dhome e tani Profesor rreth te tridhjetave kishte nderruar tri piano brenda pese vitesh. Secila kishte nje klecke e nuk i shkonte pershtat. I jashtezakonshem. Pjeri ishte i jashtezakonshem. Bizar gjithashtu. Per te kuptuar me mire: Para gjashte vjetesh i kishte pelqyer sapuni i hotelit ku i duhej te qendronte per te dhene nje konference. Si perfundim ishte kthyer ne shtepi me nje valixhe teper te mbushur me mijera qese njeperdorimshe sapuni, gjetjen e te cilave ia kishte komisionuar me kokefortesi recepsionistit. Besoj se e kornizuat mjaftueshem si karakter.
-Kujt i the cfare Pjer?
Miredita dhe ty nje here per nje here.
-Taliskar? Apo Yamazaki? Dje ma solli nje tezist nga Japonia. Te them te drejten me duket sikur kane mbledhur gjithe barishtet e bahces se gjyshes e I kane distiluar, -duke turfulluar nxori nga kredenca shishet e karamelta e nisi te kerkonte dicka. Cokollaten me shume mundesi. Nuk ma sherbente kurre whiskey-n pa te. Jo per mua, per veten.
-Rum per mua. Te bardhe te lutem, -iu pergjigja tek e shihja si po lekundej nen bastisjen e thesarit te kakaos,-Qe po me thoje…
-Ja tek qenkan, - beri me shenje trajektoren e vendit ku ndodheshin cokollatat dhe me zgjati snifterin e rum-it.
-I thashe kolegut, atij rusit, qe nuk e cmoja,- ma ktheu indiferent tek pertypej.
Gllenjka e alkolit me perveloi faringun:
-Ti cfare?-munda vetem te shqiptoj ne kollitje e siper,-Pse dreqin?!
-E di si eshte puna?
Jam lodhur shume.
-Por c’lidhje ka kjo?
-Jam lodhur Gabriel.
Nga kjo epoke e fragmentit. Nga kjo epoke e menjehershme e gjithckase ne moment. E ushqimit te shpejte, rrobave, njerezve po te tille. Nga kjo skene e madhe qe s’po jep asnje moralitet. Nga bindjet e prera. Nga fitorja e personalizmit, slloganit, liderizmit pas te cilit shkohet porsi dele. Nga praktika e perditshme e nihilizmit: te reduktuarit e gjerave ne hic ne kohen me te shkurter te mundshme.
-Prit pak prit. Shoh qe sot qenke proliks.
-Po!-klithi duke me nderprere,-Ky eshte nje tjeter problem mastodontik. Jemi te shkurter. Tejet! S’ka me sterzgjatje, s’ka me argumenta te mirepeshuara e diskurse efikase me hyrje, zhvillim e mbyllje. Ka vetem fraza impakti. Mundesisht te vjedhura kund e jo te vetekrijuara. Shih Twitterin: te detyron te ngushtosh mendimin ne 280 karaktere dreqi e mori. 280 germa nuk sherbejne as per te pershkruar cfare hengre per dreke.
-Pjer po devijon,-i thashe qetazi. Isha mesuar me shpejtesine e tij te mendimit e nuk me bente pershtypje dilagimi,-Kolegu yt rus beri cfare qe te irritoi kaq teper?
-Shkova pashe nje ekspozite pleshtash kontemporan. Ca foto minimaliste qe s’di te te them ne ishte me e reduktuar fotoja apo shkrepesi i saj. Ca instalacione demente qe dhe per pak dhe prite kur te ndertojne nje filozofi mbi shenjat qe kane lene ne divanin  qindvjecar te pasmet mbipeshe te halles sime te ndjere. Sa keq qe banaliteti e mediokriteti nuk jane krime. Dhe te mendosh qe arti eshte fryt i ndjeshmerise se shoqerise sone, kesaj perendimores. Kesaj qe flet fjale qe s'shohin ne fytyre as folesin.
-Kuptoj, kaluam ne protesten ndaj artit tani.
-Gabriel. Arti nuk eshte nje e drejte, eshte nje privilegj qe fitohet. Nuk duhet ngaterruar vlera e vepres me konsensin qe merr nga bagetia e mass medias. Te gjithe artista, docent e kritike gjithckash… Po ku? Ne depon pas tualetit. Njerezit duhet te kene dinjitetin e te berit te gjerave qe dine te bejne ose modestine qe t’i mesojne. Perndryshe mutilojme historine, kulturen. Jetojme ne keto kohe pabukese ku ngaterrojme te diturit e te folurit me te paturit dicka per te thene e fluturojme pezull ne boshllek psikosocial.
-Ne rregull. Me lodhe. Gjithe kjo paranteze per cfare?
-Ai i tha studenteve te mi qe Marquez-i ishte Cervantes-i modern.
-Kolegu rus.
-Dora vete.
Heshta. Heshta sepse kuptova qe ne kolegun e tij rus kishte pare shembull deshtimi. I ishte neveritur margjinaliteti dhe siperfaqesia e tij, te terhequrit vemendjen deshperueshem nen nje vello pseudo-modeste dhe  mosdija nderthurur me fodullekun. Nuk toleronte askend, as veten, imagjino te tjeret. E dija ndjeshmerine e skajshme qe kishte ndaj veprave, kultures dhe dijes mbi te gjitha. E dija kufirin e ulet qe duhej kapercyer per ta kthyer ne nje furan proteste. E dija dhe sa shume dinte ndaj heshta. Tek e fundit mua Marquez nuk me qe dukur dhe aq Coelho.
-Nuk te cmoj eshte gjeja me e shemtuar qe mund t’i thuhet dikujt, e di?-nderpreu qetesine.
-Besoj se “nuk te dua” eshte edhe me keq,-ia beha.
-Jo Gabri jo.
“Nuk te dua” eshte subjektive, “nuk te cmoj” mbetet objektive. Dhe jo, une nuk e cmoj.