venerdì 2 dicembre 2016

Kthehem neser. Vjen me merr?



Jeten time  asnje hapesire s’eshte mjaftueshem e madhe ta permbaje e jo me te ngjishet mes fustanesh verore, sandalesh, parfumesh e dhuratash ne 25 cope kilograme. Pergatitja e valixhes me shkakton me shume gastrit se ankthi i teresise se provimeve te ketij sezoni.  Te them te drejten, ia kam dale te mbijetoj pas perfundimit te tij, por me veshtiresi e bej kur ne shikime medyshes e te shqetesuar per vonesen, me duhet te shkoj atje… Duke u zvarritur, ne aeroport.

Une. Une e urrej ate. Ai permbledh gjithcfare perfshihet ne jete: mberritje, nisje, rikthime, ulje, ngritje, vonesa, pritje rraskapitese, perqafime pajtimi dhe lote malli. Qe keta metra katrore te dine kuptimin e kesaj pikepyetjeje, prekjen dhe perceptimin qe mbart eshte sa reduktive, e trishte, por mbi te gjitha e vertete.

E urrej sepse eshte i vetmi vend ku mund te ndjej brishtesine e skajshme te njerezorit brenda meje. Kur jeton ne lekure largime qe shkaktojne boshlleqe humnerash, pritje te ethshme ne sy, shkembime te tmerrshme dashurie, pershendetje qe luten te jene nje mireupafshim ndonese njohin rrezikun e shnderrimit ne nje lamtumire, dinjitetin e atij qe qendron i pafuqishem perballe kthimit te shpines... Si mund ta dua?!

E urrej sepse perqafimet rigjenerues qe ne heshtje flasin “U ktheva”, nuk i perballoj dot. Me deshperon kurajoja e dikujt qe pret gezimin e atij qe mberrin.  Ky vend mes dhimbjesh te ben te kuptosh qe disa raporte jane te lidhur prej gjithmonesh, pergjithmone. Krahet qe fort ngerthejne duke induktuar afeksionin me te thelle njerezor me ngurtesojne muskujt, mpijne trupin, ma lene zemren cikerrime, te palevizur e te ftohte duke me bere keshtu te kuptoj se kjo qe me mbart kraharori, ngroh porsi askush kurre ka ditur ta beje asnjehere me pare. Dhe po prape mes dhimbjesh me duhet ta le.

Sa here detyrohem te kthej shpinen, numeroj hapat derisa te perfundoje labirinti, vula te leshoje shenje ne pasaporte, te degjoj thirrjen per imbarkim, shkeputem prej tokes, qendroj pezull dhe me pas ta riprek ate, une vdes nga pak. E kur ato dyer hapen, ne heshtjen shkelqyese te shikimeve qe presin, une thermohem pergjithnje.

Ne cdo ngritje avioni nuk shoh nje rifillim. Ne cdo mberritje nuk besoj se prej rrenjeve te reja do te lindin lule po aq te bukura sa te meperparshmet, e megjithate, bota eshte shume e madhe ndaj te jetuarit keshtu pergjysme per mua eshte nje luks. 

Nese vendos te besh kompromis me paplotesine qe jam dhe gjithe pasojat e saj, une kthehem neser. Vjen me merr? 

Njemije vjet lufte


Ky i jetuar permes ekranesh, fletesh, germash e njerezish te sfilit. Te merr fryme. Dua te them, te informuarit, te qenurit ne dijeni te gjithckaje, te mbajturit kontakt, bashkebisedimet, arti i folesise kane shkuar ne shkallen siperore. Siperore dhe lajmet, njoftimet, hapesirat virtuale, rrjetet sociale, talkshow-t, shfaqjet e drejperdrejta, te anuarit e gazetave, shija e keqe e radios, shtremberimet e televizjonit, zgjuaresia e telefonave sikurse dhe budalleku e njerezor. E jashtezakonshme, jo?

Aspak. Une tani, pikerisht tani, kam nevoje t’i nderpres. Te mos i degjoj, lexoj dhe mbi te gjitha t’i them. Eshte pergjegjesi e madhe e di, te fikesh dritat kur jashte uragani i komunikacionit permbys qytetin. Qep me tel hekuri marredhenie xhami, lemon kende artikujsh tashme rrumbullake, mbulon me boje te tejdukshme rilieve te zinj sterr. Besome,  c’do te thote te kepusesh perlat e nje vareseje debati, te  shperbesh kohen ne nje liber fytyrash, te shperndash nje jete nder te panjohur dhe te lexosh per po te tilla shkruar nga invalide, une e di mire. Ndaj nuk e dua.

Por… Dua, e di cfare? Te rri me ty.


Fare pak. Eshte e dale boje, ende jo kohe. Te pafjale te dy bashke. Te shoh se si syte te ndricojne atehere kur perreth asgje nuk e ben. Te vendos koken ne kraharor dhe zemren bujshem te ta ndjej. Te ul qepallat duke degjuar ferkimin e ajrit brenda degezimit te mushkerive. T’i ngre serish per te te pare pergjumesh . E kur te zgjohesh te te puth. E kur te me shohesh te te puth. E kur te shtrengohemi serish te te puth. Dhe prape dhe prape dhe prape. Te le shoqerine e perbotshme ne ndalese e te intepretoj heshtjen tende te bute tek me psheretin. Artikulon me bukur se gjithe fjalet qe kam lidhur per ty. Vetem nen nje strehe te tille, deshireplote, mund te lejoj boten te me sfilise serish neser heret dhe per njemije vjet te tjera lufte.

E enderrojme keshtu, te gjithe shpetimin. Une te pakten po. Nderkohe mes algoritmesh fjalesh qe zukasin neper mure fik driten dhe kthehem permbys. Ne mos dashuri, duhet te pakten gjume per te perballur njemije vjet lufte.

giovedì 17 novembre 2016

Njeriu qe s'ben

Njeriut te Zakonshem dhe te tijave kotesi,
luleve qe ujit, rrobave nderur ne ballkon,
Ne pune I perpikte perdite, numrave u jep rendesi,
pergjigjeve te tij te shkurtra dhe daljeve “shkoi vone”,

Gjerat qe kurre emer s’pati guxim t’ju vendosë,
Opinionet e marra borxh per keshillat e avancuara,
Kembenguljes, ankeses, protestes e dramave perpos,
Genjeshtrave qe piu per mendimet e nderlikuara,

Diskutimet serioze mbi alternativat e muzikes alternative,
Te gjeturit te botekuptimit ne te bojedalat shprehje
Edicionet e tij te limituara qe ulin pragun e kufijve
Psalmet e gabuar qe permendsh reciton gjer ne dehje

A eshte e lehte me thuaj, gelltitet porsi vere
mes anektodash pasditore te gjeturit kenaqesi?
Ne po nje dolli te pakthyer kurrkush te mos lere
Per Njeriun e Zakonshem dhe te tijave kotesi.



giovedì 10 novembre 2016

Gjashtembedhjete


Clarisse. E dashura ime Clarisse.

Afrohet i perpikte me ngadalshmeri cnervuese ky fundvit. Kete ma kujtoi e kuqja bashke me dritat neper qelqet e vitrinave duke me frikuar sikurse vjet, a vitin me pare tij. Gjashtembedhjeta e dymijeshit eshte duke perfunduar pa mbyllur kurrefare sipari. Leshoi disa presje gabimthi gjate rruges tek deshirat e fundvitit te kaluar, por asnjeres nuk i vuri piken. Me tremb kjo. Te tjeret jane ne kerkim te palodhur te ekuilibrit dhe une ketu kaq i kenaqur qe nuk rresht se lekunduri. Ata hedhin hapat bindshem duke u ndjere siguri, nderkohe qe vete luhatem ne menyre harmonike si nje lavjerres. Me tremb edhe me kjo. Mbi te gjitha me tmerron fakti se jane shume 365 dite per te mos bere asgje.

Me duket sikur castet e gabuara nuk do te lodhen kurre prej meje, sikur me eshte vene jeta ne mes me berryla te forte. Jam zmbrapsur ne nje qoshe sa minimale aq intime dhe pres cfare? Qe te me jape nenshtetesi nje bote qe nuk quhet keshtu. Clarisse keta litare qe me mbajne te palevizur, nese nuk priten, mbysin. Mirepo nevojitet fuqi per ta bere dhe une ne kete nentor nuk kam, as ne janarin e shkuar nuk e pata, apo ne shkurtin e dy viteve me pare. Kjo eshte lebetitese. Me duhet te filloj te pranoj qe koha shkon, ndonjehere jo fort kendshem, jo fort mire. Me duhet ta pranoj porsi pemet eren duke u perkulur, jo thyer. Me duhet te ftillohe dhe leviz. Me duhet, por a dua, a mundem?

E di c’do te me shkruash. Do te me qortosh per perspektiven time kaq te zymte, per faktin qe nuk dalloj ngjyresat por vec ngjyra, per paaftesine e te parit te vetes pa shtremberime. Ndaj me ndjej per kete force ndergjegjeje veteshkaterruese, per kete perceptim te vdekur te aktualitetit qe ka vite qe nuk eshte i tille. Me fal per te qenurit perhere borderline, per te te percjellurit e bluse sime dhe mbi te gjitha qe te dua.

Shume fort Clarisse. Te lutem ngrihu dhe ndricome.

lunedì 31 ottobre 2016

Prag nentori

  Sot eshte nje dite e bukur. Nje nga ato ditet ne te cilat do te deshiroja te nxirrja per shetitje qenin qe nuk kam. Ben ftohte dhe bien disa pikla qe ornisin xhamat e syzeve. Geshtenjapjekesit kane thuajse dy jave qe kane dale neper sheshe. Nuk di nese ata qe u qendrojne perreth shkojne atje per t’i blere, per t’i pare apo thjesht per tu ngrohur.

  Femijet ecin hundeskuqur e zvarrisin prinderit nga kerkesat. Zonjat e bukura duken edhe me te tilla. I sheh njerezit si mbeshtillen per te dale nga dyqanet, avujt qe leshojne duke folur, duart e rreshkura per nje cigare. Ndjen parfumin qe del prej dyerve kaq bukur te ndricuara, aromen e kuzhines italiane, eren nostalgjike te vjeshtes. Degjon trokitjen e takave, hapat e njome, oren qe po shkon. Dhe jo, vone nuk te behet. Shpirtrat e vjeter nuk ndjejne moshimin, ata te rinjte zhgenjimin e qytetit. Te dy bashke pijne veren trotuareve me kalldrem ashtu ne kembe.

  Zhduken orteket e fjaleve qe te mbulojne cdo dite, heshtin blegerimat e parreshtura qe nuk njohin paqe, cnjollosen damkat e vecanta te te vecantit deshperim, qetesohen cikerrimat bezdisese. Behet e larget bashke me to dhe cdo peshe ne ndergjegje, pendese, klecke mendore dhe problem i mirefillte a jo. Ne kete te ftohte te lagesht, ndihet liria ne cdo grimce lekure dhe per bese jetohet casti porsi vjen. Kaq silueta te shpejta, pasqyrime te lemuara, kepuce te lagura, xhama te veshur dhe gjetke ndonje muzikant vakant bejne castin, diten, jeten.

  Sot ishte nje dite e bukur. Nje nga ato ditet ne te cilat do te deshiroja te nxirrja per shetitje qenin qe nuk kam.

  Dhe patjeter ti mund te na ishe bashkuar.

martedì 6 settembre 2016

Stine ndryshku

Fillimshtator.

Bicikletat rebele uzurponin trotuaret dhe kembesoret nuk po dukeshin fort te kenaqur nga kjo. Nga ana tjeter, edhe sikur te protestonin asgje nuk do te ndryshonte ne moskokecarjen e studenteve. Po prape do te kalonin nxitimthi, po prape do te pushtonin trotuaret dhe mbi te gjitha po prape nuk do t’i jepnin rendesi kritikave te kaluesve. Floket e pabindur ua merrte era bashke me mendjen aq kirifiu sa as gjahtari me i zoti nuk do te mund ta zinte.

Ne agimvjeshte qyteti gumezhinte serish prej tyre. U percillnin shtigjeve gazin me te cilin i kishte mbushur dielli i veres. I shihje mengjeseve si shpejtonin per te zene vendet neper biblioteka, drekave se si uleshin rreze shkalleve duke ngrene panine, darkave si pushtonin muret rreth kishave me gota vere e shishe birre. As ciniket me moderne nuk do te mund te rrinin pa u perfshire nga atmosfera e atij cikli aq virtuoz.

Nese te rastiste te ecje mbremjeve gjate rrugicave te gurta, i sodisje tek kuvendonin ballkoneve. Te qeshurat ngjitese qe largoheshin prej dritareve i ndillnin kersheri mosperfillesve. Keshtu padashur dalloje gishta qe dridhnin kujdesshem duhanin, biseda me dialektike te kolme, veshje te pavemendshme, kepuce te rehatshme dhe mbi te gjitha shikime entuzjaste sysh xixellonjes. Ishin shpirtra te mbushur me lumturi lakuriqe. Vertet.

Tek-tuk endeshin cifte. Shetisnin neper parqe ne nje biciklete, drekonin po aty ulur mbi mbulesa katroresh bardhe e kuq, endeshin shtigjeve dore ne dore, putheshin turpshem mes shikimesh te brishta njerezish po te tille.


Ishin duke derdhur energjite me te dlira pa asnje kompromis ndaj botes. Keto vite fare te parregjur nga goditjet e kohes, por plotesisht te bindur per te betonizuar ideale. Vite te pangerthyer ende nga borxhi moral i detyrimeve. Vite prej te rriturish mjaftueshem sa per te bere zgjedhjet ne pavaresi ama ende te papjekur per zhgenjimet qe pergjegjesia e saj sjell.

Keto vite shprese te pashoqe leviznin ne dejet e qytetit duke i dhuruar sekretin e rinise se perhershme. Ti s'mund te beje gje tjeter vec se te beheshe pjese e saj.

sabato 20 agosto 2016

Paradigme absoluti

Kraharorin e ndjente plumb te rende dhe pesha e gjymtyreve veshtire ngjiste shkallet.

I trullosur nga ajo marrezi kembesoresh mundohej t’i bente vend vetes per te kaluar dyert e vendit te shenjte. Supozohej qe muret e ketij te fundit te kullonin jete mirepo sot prisnin vdekje. Duke kaluar pragun vereu se si stolat levrinin nga njerezit milingona. Keshtu i detyruar nga rrethanat i qelloi te ulej ne rreshtat e pare porsi gjate leksioneve ne universitet. Vec se prifti nuk qe nje profesor, kisha nuk ishte shkolle dhe lenia e uratave nen ze nuk ishte mesimi i dites. Te pakten ne kete rast jo.

Nuk kishte marre pjese ndonjehere ne ceremonite mortore. Per fat te keq... Ndaj e pati te veshtire te perballonte lendimin e vete dhe te te dashureve. Keta te fundit, te paze i qene ulur perballe dhe perkrah. E vetmja menyre per te mos rene pre e grackes se te lotuarit ishin frymethithjet e gjata. Aq te shpeshta dhe te thella thuajse i thyenin brinjet. Ne ato pak caste kthjelltesie qe kishte ngrinte shikimin drejt shpinave te erreta me bukuri
te rrepte murgjish tek rrinin te kerrusura, me koka te ulura, veshtrime te tretura duke leshuar psheretima shurdhe. 

Rruzari vazhdonte te perseritej. Keshtu perfitoi nga rasti per te pare pas vetes morine e milingonave. Jo pak zonja te bukurkrehura, rroba shumengjyreshe qe mbushnin stolat, jo pak meshkuj qe bashkebisedonin zeplote. “Jeta nuk shteron kurre se te habituri”-qeshi me vete,-“Qe ceremonite mortore te ishin evente sociale nuk e kisha menduar ndonjehere. C’perspektive”. Tek ishte duke vleresuar kete aspekt te kultures se re qe ndeshi, fare e ndryshme nga dramaticiteti i asaj te vetes, kumboi organoja. Nuk ju rrengjeth mishi, ju rrengjeth zemra. Frikshem ndjeu pulsimet e karotides si goditje cekani.  Frekuenca e rrahjeve po rritej ne perpjestim te drejte me shpeshtesine me te cilen afrohej arkivoli. Shtrengoi grushtet. Shtrengoi nofullat.

C’ishte kjo metamorfoze e vetetimte qe shfaqej djathtas tij si paradigme absoluti?

Nuk  donte te ndiqte ritin mortor, ndaj ju dha tjetergjeje. Duke kaluar ne meandret e kujtimeve te veta, vizjonet koaguloheshin ne pamje te qarta. I ndjeri buzeqeshte, pershendeste, fliste per garen e fundit te vrapit dhe se si do te organizonte te ardhshmen. I ndjeri jetonte, per sa kohe kujtesa lejonte.

Kokeulur i tretur ne te tilla fragmente nuk e ndjeu perfundimin e ceremonise. Qetesia e ambjentit e ktheu ne te. Tek u ftillua, me gjunjet e mpire, u ngrit prej stolave te parehatshem. E priste pjesa me e veshtire si nje formule riti kortezie britanike: Te ngushelluarit… Nuk ishte nje artizan fjalesh, por dinte t’i perzgjidhte me kujdes e megjithate ne ate rast i doli gjysmezeri vec: “I paharruar kujtimi”.

“Mbaroi”-tha me vete. Nuk perballi asnje shikim dhe ashtu i prirur nga rrufeshmeria u nis per ne shtepi.

Sapo mberriti, perplasi deren dhe u nder rendshem ne shtrat. Uli qepallat. Leshoi diafragmen,grushtet dhe nofullat.

Qau.

martedì 26 luglio 2016

Rritem une

Nje jave ne vendlindje. Nje jave zgjimesh me peshen e botes mbi shpatulla. Nje jave ndodhish perseritese dhe ri. Dukej si mallkimi I familjes Buendia, ngjizur prej Marquez-it tek “Njeqind vjet vetmi”. Behesha pale me rutinen si pelegrine e devotshme. Te qe zakoni besimi im? Nese po, paskesha ndertuar fe me Zot te gabuar dhe fati I Zonjes Ursula do perndiqej nga hapat e mi. 

Pyetjet “Rritesh ti?”, bashke me fjali si “Sa qenke dobesuar,” me kumbonin ne veshe. U vijne ndermend ato perrallat kitsch te vena ne qarkullim nga matrapaze? Ja. Pikerisht keto dalje per mua keshtu qene. Rritesha? S’kisha si te mos. Te dobesuarit? Kurre s’kisha marre kilograme me teprice. Keshtu e detyruar nga nderimet e bisedes se rradhes pergjigjesha ne gjysmebuzeqeshje. Monotone.

Ate dite per te mos rene ne gracken e vesit te zakonit, me qeset e perimeve neper duar u nisa... Pa kuptimin me te vogel praktik per ta bere, ndera krahet prane shkolles. Rritej ajo? Nuk e pashe te dobesuar dhe as mbipeshe. Flokegri, hijerende, kokelarte rrinte e me vezhgonte. Dhunshem 10 vjet kujtime sulmuan dhe historia nisi te bluaje brenda lekures sime.

Ishin vite te bukura. Shume. Me te bukurat?  Per t'u pare. Ndoshta dhe gabohem se me ndodh shpesh te kaplitem prej nostalgjise. E pabesa! E mira e vetme qe ka eshte shformesimi i ngjarjevje dhe te mbuluarit e tyre me bukurine qe ndoshta kurre nuk kane patur.  Prej vitesh te sedimentuara ne kujtese fytyrat nderronin mimike nje nga nje. Sy ngjyresmeraldi plot kapituj miqesie, geshtenje per te qeshurat qe terhiqnin nofullen, te zinjte peng dashurie adoleshentesh dhe si per mbyllje qene dhe te mite. Mallefort. 

Fytyrat e sapopermendura edhe kur nuk kane morfologji kujtimesh por misherohen prej qerpikesh, mjekrash, mollezash, vetullash, buzesh te imta, te trasha a fare normale, nuk ndeshen. Shikimet tentojne te gjejne dalje emergjence, shpinat kane shpejtesine e drites dhe ti e sheh veten duke rene pre e po te njejtit ves. 

Me erdhen ndermend si kolone zanore fjalet e mikeshes sime: “Keshtu jemi ne njerezoret,largohemi,zvogelojme raporte,vetebindemi per realitete,ndoshta pa i kuptuar kurre. Harrohemi ne kujtese. Krijesa paradoksale ne kufijte e absurdit. Fytyrat veniten, zerat shnderrohen ne jehona te largeta, fjalet e thena nuk kujtohen me, por njerezit, disa prej tyre ngelen perhere ne thellesite e medha te shpirtit tone te trazuar. Harrojme se jetojme duke u banuar nga jete te tjera, emra me te cilet u rritem, njerezit me te cilet ndryshuam, histori nga te cilat mesuam.” 

Per ta mbyllur edhe me bukur, kurre nuk mesuam se nuk I kerkohet lemosh te shkuares, por I duhet perkujdesur gjithe kohes qe mbetet perpara.  E hapur dhe patrajte, e lehte porsi nje pende ne lirine e vete dhe e rende porsi plumb ne paqartesi e tashmja mbart sot lumturine se ciles neser do I lotojme.

Ishim vetem une dhe nje taksixhi nen diellin qe pervelonte si sac i skuqur. Ngrita qeset dhe u nisa per shtepi. 


lunedì 9 maggio 2016

Shterpe

Te vjen nder mend ndonje dite ne te cilen qyteti, porsi merzia erreson? Jo per ndonje arsye te caktuar, ose ndoshta per shume jo te tilla, kotesia vjen e ulet kembekryq ne fund te shtratit. Bezdisesh nga tingellima e telefonit, klithma e ambulances, nga se si perplas deren postieri, nje borie e pavend dhe nga ajri qe me zor leviz.

Ke perjetuar ndonjehere ore boshe, pezull ne te pakuptimte, minuta te tera brenda te cilave kater muret qe te rrethojne mund te fillonin te shkermoqeshin dalengadale, e ti ne te shumten mund te levizje per te nderruar pozicionin thjesht per te qene me komode?

Jashte eshte lageshti. Edhe nese do te kishte diell, mua nuk besoj se me ndryshonte fort pune. Edhe brenda  lageshti eshte, vecse kurre mjaftueshem sa per te patur reshje.

 Sot me duhet te blej buken me rrush te thate, te fry gomat e bicikletes, t’i dergoj leter nje mikesheje, te hap librat per te mos i soditur, me duhet te terheq firmat e paraqitjeve ne repart, te shkoj te shoh nje autopsi dhe patjeter te degjoj te shtepise. Me duhet te leviz.

Gje kjo qe nuk do te ndodhe.
Te them te drejten nuk jam duke u perballur me kushedi se cfare filozofish. Nuk besoj as qe do te isha ne lartesine e aftesise. Per momentin tavani i dhomes sime sjell me kersheri se sa njerezit qe mbartin thirrjet e telefonit, apo ata jashte tij dhe gjithcfare sjellin ne bonus. 

Eshte ngjyrequmeshti. I lyer me kujdes, po jo dhe fare i perpikte. Relievet e tij nuk i fokusoj dot ngaqe  ka ca qe kam humbur te disajten dioptri, por besoj se jane mjaftueshem. Si vije e vobekte plagesh te vjetra po duken dhe plasaritjet. Ne kend eshte nje rrjete merimangash. Ashtu e imte, i shtohet aksesoreve te hapesires. Neoni me drite te semure ne qender, ndizet e fiket ne perpjestim te drejte me largesine e fluturimeve te mizes Korsakov.

Te vjen ndermend ndonje dite ku veshtire i mbijeton edhe vetes? Jashte, ende lageshti. Postieri u rikthye per kushedi  cfare ngaterrese. Buken me rrush te thate po pendohem qe nuk e bleva. Miza ra ne kurthin e shtratit te merimanges.