venerdì 2 dicembre 2016

Njemije vjet lufte


Ky i jetuar permes ekranesh, fletesh, germash e njerezish te sfilit. Te merr fryme. Dua te them, te informuarit, te qenurit ne dijeni te gjithckaje, te mbajturit kontakt, bashkebisedimet, arti i folesise kane shkuar ne shkallen siperore. Siperore dhe lajmet, njoftimet, hapesirat virtuale, rrjetet sociale, talkshow-t, shfaqjet e drejperdrejta, te anuarit e gazetave, shija e keqe e radios, shtremberimet e televizjonit, zgjuaresia e telefonave sikurse dhe budalleku e njerezor. E jashtezakonshme, jo?

Aspak. Une tani, pikerisht tani, kam nevoje t’i nderpres. Te mos i degjoj, lexoj dhe mbi te gjitha t’i them. Eshte pergjegjesi e madhe e di, te fikesh dritat kur jashte uragani i komunikacionit permbys qytetin. Qep me tel hekuri marredhenie xhami, lemon kende artikujsh tashme rrumbullake, mbulon me boje te tejdukshme rilieve te zinj sterr. Besome,  c’do te thote te kepusesh perlat e nje vareseje debati, te  shperbesh kohen ne nje liber fytyrash, te shperndash nje jete nder te panjohur dhe te lexosh per po te tilla shkruar nga invalide, une e di mire. Ndaj nuk e dua.

Por… Dua, e di cfare? Te rri me ty.


Fare pak. Eshte e dale boje, ende jo kohe. Te pafjale te dy bashke. Te shoh se si syte te ndricojne atehere kur perreth asgje nuk e ben. Te vendos koken ne kraharor dhe zemren bujshem te ta ndjej. Te ul qepallat duke degjuar ferkimin e ajrit brenda degezimit te mushkerive. T’i ngre serish per te te pare pergjumesh . E kur te zgjohesh te te puth. E kur te me shohesh te te puth. E kur te shtrengohemi serish te te puth. Dhe prape dhe prape dhe prape. Te le shoqerine e perbotshme ne ndalese e te intepretoj heshtjen tende te bute tek me psheretin. Artikulon me bukur se gjithe fjalet qe kam lidhur per ty. Vetem nen nje strehe te tille, deshireplote, mund te lejoj boten te me sfilise serish neser heret dhe per njemije vjet te tjera lufte.

E enderrojme keshtu, te gjithe shpetimin. Une te pakten po. Nderkohe mes algoritmesh fjalesh qe zukasin neper mure fik driten dhe kthehem permbys. Ne mos dashuri, duhet te pakten gjume per te perballur njemije vjet lufte.

Nessun commento:

Posta un commento