venerdì 2 dicembre 2016

Kthehem neser. Vjen me merr?



Jeten time  asnje hapesire s’eshte mjaftueshem e madhe ta permbaje e jo me te ngjishet mes fustanesh verore, sandalesh, parfumesh e dhuratash ne 25 cope kilograme. Pergatitja e valixhes me shkakton me shume gastrit se ankthi i teresise se provimeve te ketij sezoni.  Te them te drejten, ia kam dale te mbijetoj pas perfundimit te tij, por me veshtiresi e bej kur ne shikime medyshes e te shqetesuar per vonesen, me duhet te shkoj atje… Duke u zvarritur, ne aeroport.

Une. Une e urrej ate. Ai permbledh gjithcfare perfshihet ne jete: mberritje, nisje, rikthime, ulje, ngritje, vonesa, pritje rraskapitese, perqafime pajtimi dhe lote malli. Qe keta metra katrore te dine kuptimin e kesaj pikepyetjeje, prekjen dhe perceptimin qe mbart eshte sa reduktive, e trishte, por mbi te gjitha e vertete.

E urrej sepse eshte i vetmi vend ku mund te ndjej brishtesine e skajshme te njerezorit brenda meje. Kur jeton ne lekure largime qe shkaktojne boshlleqe humnerash, pritje te ethshme ne sy, shkembime te tmerrshme dashurie, pershendetje qe luten te jene nje mireupafshim ndonese njohin rrezikun e shnderrimit ne nje lamtumire, dinjitetin e atij qe qendron i pafuqishem perballe kthimit te shpines... Si mund ta dua?!

E urrej sepse perqafimet rigjenerues qe ne heshtje flasin “U ktheva”, nuk i perballoj dot. Me deshperon kurajoja e dikujt qe pret gezimin e atij qe mberrin.  Ky vend mes dhimbjesh te ben te kuptosh qe disa raporte jane te lidhur prej gjithmonesh, pergjithmone. Krahet qe fort ngerthejne duke induktuar afeksionin me te thelle njerezor me ngurtesojne muskujt, mpijne trupin, ma lene zemren cikerrime, te palevizur e te ftohte duke me bere keshtu te kuptoj se kjo qe me mbart kraharori, ngroh porsi askush kurre ka ditur ta beje asnjehere me pare. Dhe po prape mes dhimbjesh me duhet ta le.

Sa here detyrohem te kthej shpinen, numeroj hapat derisa te perfundoje labirinti, vula te leshoje shenje ne pasaporte, te degjoj thirrjen per imbarkim, shkeputem prej tokes, qendroj pezull dhe me pas ta riprek ate, une vdes nga pak. E kur ato dyer hapen, ne heshtjen shkelqyese te shikimeve qe presin, une thermohem pergjithnje.

Ne cdo ngritje avioni nuk shoh nje rifillim. Ne cdo mberritje nuk besoj se prej rrenjeve te reja do te lindin lule po aq te bukura sa te meperparshmet, e megjithate, bota eshte shume e madhe ndaj te jetuarit keshtu pergjysme per mua eshte nje luks. 

Nese vendos te besh kompromis me paplotesine qe jam dhe gjithe pasojat e saj, une kthehem neser. Vjen me merr? 

Njemije vjet lufte


Ky i jetuar permes ekranesh, fletesh, germash e njerezish te sfilit. Te merr fryme. Dua te them, te informuarit, te qenurit ne dijeni te gjithckaje, te mbajturit kontakt, bashkebisedimet, arti i folesise kane shkuar ne shkallen siperore. Siperore dhe lajmet, njoftimet, hapesirat virtuale, rrjetet sociale, talkshow-t, shfaqjet e drejperdrejta, te anuarit e gazetave, shija e keqe e radios, shtremberimet e televizjonit, zgjuaresia e telefonave sikurse dhe budalleku e njerezor. E jashtezakonshme, jo?

Aspak. Une tani, pikerisht tani, kam nevoje t’i nderpres. Te mos i degjoj, lexoj dhe mbi te gjitha t’i them. Eshte pergjegjesi e madhe e di, te fikesh dritat kur jashte uragani i komunikacionit permbys qytetin. Qep me tel hekuri marredhenie xhami, lemon kende artikujsh tashme rrumbullake, mbulon me boje te tejdukshme rilieve te zinj sterr. Besome,  c’do te thote te kepusesh perlat e nje vareseje debati, te  shperbesh kohen ne nje liber fytyrash, te shperndash nje jete nder te panjohur dhe te lexosh per po te tilla shkruar nga invalide, une e di mire. Ndaj nuk e dua.

Por… Dua, e di cfare? Te rri me ty.


Fare pak. Eshte e dale boje, ende jo kohe. Te pafjale te dy bashke. Te shoh se si syte te ndricojne atehere kur perreth asgje nuk e ben. Te vendos koken ne kraharor dhe zemren bujshem te ta ndjej. Te ul qepallat duke degjuar ferkimin e ajrit brenda degezimit te mushkerive. T’i ngre serish per te te pare pergjumesh . E kur te zgjohesh te te puth. E kur te me shohesh te te puth. E kur te shtrengohemi serish te te puth. Dhe prape dhe prape dhe prape. Te le shoqerine e perbotshme ne ndalese e te intepretoj heshtjen tende te bute tek me psheretin. Artikulon me bukur se gjithe fjalet qe kam lidhur per ty. Vetem nen nje strehe te tille, deshireplote, mund te lejoj boten te me sfilise serish neser heret dhe per njemije vjet te tjera lufte.

E enderrojme keshtu, te gjithe shpetimin. Une te pakten po. Nderkohe mes algoritmesh fjalesh qe zukasin neper mure fik driten dhe kthehem permbys. Ne mos dashuri, duhet te pakten gjume per te perballur njemije vjet lufte.