venerdì 20 gennaio 2017

Thuajse nje jeteshkrim - Brazde kepucesh e kraharori

  I dyti. Kishte lindur i dyti. Nuk gezonte vemendjen e femijes se pare, as perkujdesin e atij te tretit. Mbarte mbi shpatulla pergjegjesine e te qenurit djali i vetem i familjes bashke me qortimet me te ashpra qe ai fakt sillte.

  -Nuk do shkosh ne mundje. Nuk do shkosh as ne peshengritje. Te mos e cosh neper mend te vjedhesh ullinj kondrinave. Dhe gjeje vete vendin tend nese kthehesh ne shtepi i baltosur. Merr vesh?– iu imponua nena me ton tensionues. E degjoi, por nuk mori mundimin te ngrinte koken per te pohuar. U ul pertoke te vishte kepucet. Qene me lidhese te gjata, te pluhurosura, te gervishura anash dhe shume me te medha se kemba e tij. Per kete arsye kishte mbushur majat me copa leckash, gje kjo qe I bente lehtazi me te ngrohta por ecjen edhe me jokomode.
 
Pasi i lidhi u ngrit ne kembe dhe i kushtoi vemendje brazdes qe formohej ne mesin e kurrizit te tyre, pikerisht atje ku perthyeshin gishtat e nisnin te ngjisheshin leckat. Diç mendoi. Ngriti veshtrimin dhe ne mosperfillje e siper dalloi bicikleten e te atit. Te paprekshmen. Cuditshem ate dite e kishte lene ne shtepi. Syte xixelluan dhe gjaku i vershoi bujar nder deje. S’kishte si te mos e linte veten te kaplohej nga capkenlleku i asaj dite te re qe pati nisur pa gabime. Me shpejtesine e nje sulmi shqiponje i hipi siper dhe u leshua drejt tatepjetes. Nuk dinte ta ngiste mire dhe shume here per te menjanuar pellgjet bojekafe, humbiste ekuilibrin. Kjo ne vend te ndillte ankthin frikac te renies, e stimulonte qe t’iu jepte kembeve edhe me. Entuziazmi ne ata sy shkreptues nuk kaloi moskokcares ndaj kalimtareve. Per ta, te parit djem siper bicikletash qe nje pamje fare e zakonshme, por vala e energjise qe percillej prej Besfortit, terhoqi shikimin po aq sa vemendjen dhe u lakmua nga cdo kalues per 
ato pak sekonda. 
 
  Ne cdo frymethithje ajri te fresket vjeshtak ndjente se si liria po thurte cerdhen brenda tij dhe nuk mund t’i interesonte me pak se ku po drejtohej. Mjaftohej me shtyrjen e pedaleve nxitueshem dhe pamjen e atij qielli kaltersisht te pare.

  Ne nje pulitje sysh, pa kuptuar “si-ne” e gjeti veten pertoke te zhagaravitur ne balte. Gjunje e berryla te gervishur thelle pikonin gjak. Dhe si te mos ishte dhimbja e renies e mjaftueshme, pa qe lidhesja e kepuces se majte qe ngerthyer ne kuroren tashme te shtremberuar te zinxhirit te bicikletes. Ajo e paskesh shkaktuar renien. Marazi e tejshpoi si kafshim i akullt. U mundua te clironte lidhesen, por qe nje tentative e kote. E terhoqi ashper, keshtu duke e keputur. Fshiu piklat e gjakut qe rridhnin berrylave ne ate fare pak pjese te paster qe pati mbetur ne bluze dhe filloi te shihte se cfare do te bente per te rregulluar sadopak bicikleten.

  Ne pamundesi per te gjetur vegla, gjetke kishte marre nje tulle dhe perpiqej ne goditje e siper te drejtonte kuroren. Nderkohe disa dhjetra metra me tej ndaluan dy kembesore te njohur te prindit mashkull, bicikleten e te cilit e dalluan menjehere. Besforti, ndonese I perqendruar ne punen e vete e ndjeu shikimin ngulmonjes te zoterinjve mbi shpatullat e tij. “Po mundohet ta rregulloje. Hahahah!”-degjoi zerin e ulet perqeshes te njerit. “Nuk ka per te nxjerre gje ne drite. Biri I te atit eshte. Po aq I paafte. Po aq duargjalpe,”- talles u largua I dyti. I ekspozuar keshtu ndaj poshtersive ndjeu se si parosizmi I trishtimit I pushtoi
 kraharorin. Babai vertet nuk qe i shkathet, praktik dhe ndoshta as i zoti, por mbetej prindi i tij. Po te ishte me pak krenar, me te degjuar kete, do t'i rreshkisnin disa pike lotesh. Gje fare e arsyeshme per nje 12 vjecar. Por Besforti ishte me teper se aq dhe nuk i lejoi vetes t’i lageshin as qerpiket. Shtrengoi nofullat, kaloi peshtymen dhe goditi prerazi diskun. U drejtua! Nxiu edhe me duart per te vendosur zinxhirin e u nis vrullshem drejt shtepise.

  Me te arritur, mbeshteti bicikleten ne murin e oborrit qe veshtire se mbahej ne kembe. Llamarinat e banjes se sajuar jashte kercisnin 
prej eres se ftohte si te kishin qene dhembe. Ndjesia e embel e atyre pak minutave liri te asaj dite qe zhdukur porsi gjurma e avullit te frymes ne nje pasqyre. Shtyu deren dhe hyri pa shoqerine e frikerave te veta, por i ndergjegjshem per vaktin qe nuk do hante dhe denimin e perhershem. I ati i paafte dhe duargjalpe mund te ishte, vec dajakun dinte ta jepte. Dhe linte gjurme.

Nessun commento:

Posta un commento