martedì 16 ottobre 2018

Dhoma


   Duke ecur permes te martes ne repart kalova Dhomen per te hyre ne te mepasshmen, vendit ku nderrohesha dhe vishja perparesen e bardhe per  ambulatorin e dites.  Fatmiresisht ate dite nuk perballa shikimin me Tutorin tim, Zonje me atribute te padyshimta, por qe vetem paradigmatike nuk qe. Humbiste jeten ne dete burokracirash. Duke qene se sakrfikonte majftueshem ajo te sajen, pse duhet dhe une timen? Perpos kesaj ishte shume  rremujaxhove. Plackat dhe pirgjet e fleteve ne zyren e saj qene teper dhe per nervat e mia qe rremujen e njohin mire. 
   Rreshqita keshtu fshehurazi ne ambulatorin e primarit. Personazh grotesk ky, nje Zoteri 67-vjecar me sy etrusk te gjalle e plot jete, nje kurrikulum shkencor superlativ qe justifikonte teresisht, me nje pasion per kercimet karaibike (te huazuara nga partneri i tij 30 vjecar ndoshta?) dhe Afriken Jugore. Primari, Doktor Z, nuk qe shume i shkathet me kompjuterin dhe leshimin e recetave informatike, por kompensonte kete me durimin per te me shpjeguar rastet klinike, pritjen me perzemersi dhe empati kundrejt cdo pacienti si dhe eficencen ne trajtime. Per ters, ate dite qene perkeqesuar shume veta dhe perpos ndihmes sime i nevojitej t’i jepte disa korrespondenca infermieres qe asistonte pacientet tek Dhoma. Dhe si rrota e fundit e karros, kush duhet te shkonte atje ta therriste? Une.
      Qe kur mora vesh se me kishin degdisur ne Onkologji per muajin e fundit te praktikes studentore thartova fytyren. Mu duk si shenje dhe mua,  qe ne shenja s’kam besuar kurre. Reparti i onkologjise ben lehtesisht te cenueshem kedo qe ka nje therrime njerezdashjeje dhe te mbyllurit e eksperiences universitare ne nje hapesire, muret e se ciles djersijne dhimbje nuk me inkurajonte. Fillimisht capitesha me hapa te medhenj e te hallakatur nen ato drita neoni e korridore anemike qe levrinin sikur te vuanin nga nervat. Me vone u mesova, ose me sakte u detyrova qe te. Megjithate ishte nje qoshe qe nuk doja te shkelja dhe qe shmangia me gjithe qenien time: Dhoma. Ate dite, kur Doktor Z me kerkoi te therrisja infermieren qe ndodhej atje mu hap nje zgaver e tmerrshme ne kraharor dhe s’pata kohe te sajoja asnje justifikim.
   U nisa me goje te hidhur e cehre te ngercur per tek Dhoma. Ajri si gaz i rende derdhte pertaci mbi gjymtyret e mia qe cdo gje donin te benin pervec se te shkonin atje. Dhoma ishte ajo e Day Hospital-it ku pacientet kryenin kemioterapine. Une kisha fituar prej vitesh antikorpa per sa kohe behej fjale per t’I vizituar ne ambulator, per te pare permire apo keqesimet e  karteles se tyre shendetesore, per te prenotuar TC-un e rradhes apo leshuar receten. Nuk isha vaksinuar vec ndaj tavanit te dhimbjes se paze qe mbartte Dhoma. Pasi thirra Irmen qe po mundohej te gjente venen e duhur te pacientit te trete, u detyrova te qendroja aty, s’mbaj mend as per cfare arsye…
   Koha zgjerohet ne ate mikrokozmos e duhet te jesh me te vertete i matufepsur per te mos rene ne thellesi filozofish jete-vekje. Ne Dhome te tre me fytyra murgjish, sy qe premtonin shume e trupa te mermerte qe mundoheshin te flisnin me lehtesi per gjera te renda. Dihasnin thelle e dukeshin te lodhur, nga nje tjerrje mekanike dhe te panatyrshme sikurse motori i makines qe i mbante ne jete te qe gufosur.
   Secili prej tyre torturonte veten me pyetjet “Cfare kam bere keq?”, “Ku gabova?” dhe lehtesohej nen arsyetime ndotjeje, stresi, valesh elektromagnetike, mbingarkese ne pune, ushqimi , zgjedhjesh e njerezish qe ka dashur. Vetepremtonte me pas qe nese ia dilte nuk do te hante me ushqime qe e helmonin, s’do te flinte me telefonin tek komodina, do t’u jepte fund marredhenieve te demshme, zakoneve te keqija dhe cdo gjeje te gabuar ne jeten e vete. Ata kerkonin te gjenin medoemos shkaqe, domethenie, zgjidhje. “Nese nuk do te kisha masakruar veten me kaq shume pune, nese do te kisha ngrene pak nga te gjitha, nese do te isha me i moderuar, i arsyeshem, nese nuk do te kisha shkaktuar probleme, nese nuk do te isha hedhur ne cdo zjarr e sfide, nese nuk do te kisha tejkaluar limitet e mia ndoshta trupi im do te kishte mbajtur nen kontroll te keqen. Por nuk e beri”.
   Irma me ne fund u kthye e mund te zhdukesha qe atje. Nuk hyra me ne Dhome qe nga ajo dite. Dola prej saj me vetedijen se ekziston nje bote paralele, ajo e te semureve te vertete qe jeton perkrah asaj te atyre qe gezonin shendetshmeri. Nuk ka ndryshime midis tyre pervec faktit qe te semuret kane me shume deshire jete.

    Qava kur me the duaji te miren vetes se nga e nesermja nuk ke siguri dhe mbi te gjitha sepse gjerat e keqija nuk u ndodhin vetem te tjereve.
  Ti kishe kaq shume te drejte.