Duke ecur permes te martes ne repart kalova Dhomen per te
hyre ne te mepasshmen, vendit ku nderrohesha dhe vishja perparesen e bardhe
per ambulatorin e dites. Fatmiresisht ate dite nuk perballa shikimin me
Tutorin tim, Zonje me atribute te padyshimta, por qe vetem paradigmatike nuk
qe. Humbiste jeten ne dete burokracirash. Duke qene se sakrfikonte majftueshem
ajo te sajen, pse duhet dhe une timen? Perpos kesaj ishte shume rremujaxhove. Plackat dhe pirgjet e fleteve
ne zyren e saj qene teper dhe per nervat e mia qe rremujen e njohin mire.
Rreshqita keshtu
fshehurazi ne ambulatorin e primarit. Personazh grotesk ky, nje Zoteri
67-vjecar me sy etrusk te gjalle e plot jete, nje kurrikulum shkencor
superlativ qe justifikonte teresisht, me nje pasion per kercimet karaibike (te
huazuara nga partneri i tij 30 vjecar ndoshta?) dhe Afriken Jugore. Primari,
Doktor Z, nuk qe shume i shkathet me kompjuterin dhe leshimin e recetave
informatike, por kompensonte kete me durimin per te me shpjeguar rastet
klinike, pritjen me perzemersi dhe empati kundrejt cdo pacienti si dhe eficencen ne trajtime. Per ters, ate dite qene perkeqesuar shume veta dhe perpos ndihmes
sime i nevojitej t’i jepte disa korrespondenca infermieres qe asistonte
pacientet tek Dhoma. Dhe si rrota e fundit e karros, kush duhet te shkonte atje
ta therriste? Une.
Qe kur mora vesh
se me kishin degdisur ne Onkologji per muajin e fundit te praktikes studentore thartova fytyren. Mu duk si shenje dhe mua,
qe ne shenja s’kam besuar kurre. Reparti i onkologjise ben lehtesisht te
cenueshem kedo qe ka nje therrime njerezdashjeje dhe te mbyllurit e
eksperiences universitare ne nje hapesire, muret e se ciles djersijne dhimbje
nuk me inkurajonte. Fillimisht capitesha me hapa te medhenj e te hallakatur nen
ato drita neoni e korridore anemike qe levrinin sikur te vuanin nga nervat. Me
vone u mesova, ose me sakte u detyrova qe te. Megjithate ishte nje qoshe qe nuk
doja te shkelja dhe qe shmangia me gjithe qenien time: Dhoma. Ate dite, kur
Doktor Z me kerkoi te therrisja infermieren qe ndodhej atje mu hap nje zgaver e
tmerrshme ne kraharor dhe s’pata kohe te sajoja asnje justifikim.
U nisa me goje te
hidhur e cehre te ngercur per tek Dhoma. Ajri si gaz i rende derdhte pertaci
mbi gjymtyret e mia qe cdo gje donin te benin pervec se te shkonin atje. Dhoma ishte ajo e Day Hospital-it ku
pacientet kryenin kemioterapine. Une kisha fituar prej vitesh antikorpa
per sa kohe behej fjale per t’I vizituar ne ambulator, per te pare permire apo
keqesimet e karteles se tyre
shendetesore, per te prenotuar TC-un e rradhes apo leshuar receten. Nuk isha
vaksinuar vec ndaj tavanit te dhimbjes se paze qe mbartte Dhoma. Pasi thirra
Irmen qe po mundohej te gjente venen e duhur te pacientit te trete, u detyrova
te qendroja aty, s’mbaj mend as per cfare arsye…
Koha zgjerohet ne
ate mikrokozmos e duhet te jesh me te vertete i matufepsur per te mos rene ne
thellesi filozofish jete-vekje. Ne Dhome te tre me fytyra murgjish, sy qe
premtonin shume e trupa te mermerte qe mundoheshin te flisnin me lehtesi per gjera
te renda. Dihasnin thelle e dukeshin te lodhur, nga nje tjerrje mekanike dhe te
panatyrshme sikurse motori i makines qe i mbante ne jete te qe gufosur.
Secili prej tyre
torturonte veten me pyetjet “Cfare kam bere keq?”, “Ku gabova?” dhe lehtesohej
nen arsyetime ndotjeje, stresi, valesh elektromagnetike, mbingarkese ne pune,
ushqimi , zgjedhjesh e njerezish qe ka dashur. Vetepremtonte me pas qe nese ia
dilte nuk do te hante me ushqime qe e helmonin, s’do te flinte me telefonin tek
komodina, do t’u jepte fund marredhenieve te demshme, zakoneve te keqija dhe
cdo gjeje te gabuar ne jeten e vete. Ata kerkonin te gjenin medoemos shkaqe,
domethenie, zgjidhje. “Nese nuk do te kisha masakruar veten me kaq shume pune,
nese do te kisha ngrene pak nga te gjitha, nese do te isha me i moderuar, i arsyeshem, nese nuk do te kisha shkaktuar probleme, nese nuk do te isha hedhur
ne cdo zjarr e sfide, nese nuk do te kisha tejkaluar limitet e mia ndoshta
trupi im do te kishte mbajtur nen kontroll te keqen. Por nuk e beri”.
Irma me ne fund u kthye e mund te zhdukesha qe
atje. Nuk hyra me ne Dhome qe nga ajo dite. Dola prej saj me vetedijen se
ekziston nje bote paralele, ajo e te semureve te vertete qe jeton perkrah asaj
te atyre qe gezonin shendetshmeri. Nuk ka ndryshime midis tyre pervec faktit qe te semuret kane me shume
deshire jete.
Qava kur me the duaji te miren vetes se nga e nesermja nuk
ke siguri dhe mbi te gjitha sepse gjerat e keqija nuk u ndodhin vetem te
tjereve.
Ti kishe kaq shume te drejte.
Ti kishe kaq shume te drejte.
Nessun commento:
Posta un commento