lunedì 15 aprile 2019

Blood shift


“Behem si qyteti ku banoj. Flas pak, nuk kam kohe, duket sikur nuk afeksionohem ndaj askujt, jam me nxitim dhe bej me te miren e mundshme pavaresisht vetes”-shkruante Daria diku. I referohej Milanos. Qytete si ai kultivojne nje klime mbytese qe nxit ekstravaganca. Te qendruarit here pas here e palevizur ne nje bote ne aktivitet te plote eshte e imja. Duket si nje diversiv i mjere per t’i shpetuar enigmave protokolluese te njerezve te zakonshem, pergjigjeve “Po gjithcka” kundrejt pyetjeve “Te nevojitet gje?” apo edhe nje arratisje ndaj ndergjegjes sime, por s’eshte asnje prej tyre. C’e pastaj?
  
   Quhet apne. Eshte nje zhytje nenujore qe nuk sheh perreth, por perbrenda.  Merrem mjaftueshem me kataklizmat atje jashte ndaj ndonjehere rebelohem e me duhet te rregulloj morine qe vlon ketu brenda. Kur zhytem metaforikisht apo edhe literalisht me ujin njejtesohem e udhetoj vertikal drejt vetes. Apnea eshte sport, koncept, ndonjehere patologji, nderkohe per mua eshte nje korridor qe zvogelon rrugen qe mendimi duhet te pershkoje. Nenuje stokon ajer, sygjerohesh, nuk diftohesh, ndihesh ne mireqenien e nje shtrati me carcafe te paster, pa asnje bakter ligesie. Nenuje je pa cilesi por edhe pa difekte te vecanta. E lexon jeten tende porsi nje dramaturg qe sheh komedine e vete dhe zbulon ne kohe gabimet e shkruara. Nenuje je uje: pluskon, mbart, bie, rrjedh, mbush, derdhesh dhe mbi te gjitha shuan etjen. Shuan edhe zjarrin.

   Pasi te mbaron autonomia dhe truri po aq sa mushkerite boshatiset porsi zhurme lavamani, leshohesh siper me linfe te re. I kthehesh apokalipsit qe nuk te duket me i tille ndonese disa here te prezanton llogari qe nuk te perkasin e te tjera kortezira nen lakimin e nje liste katastrofash. Pasi i kalon te gjitha keto pa e patur vokacionin e pelegrinit apo te shenjtorit e ndonjehere duke i shkelur hijen ndokujt i kthehesh tokes dhe mbremjeve ne te cilat duket sikur te gjithe presin dicka:

Te mbeten pa fryme serish ndoshta?


Essa


Fund me pala, bluze e bardhe, shall mendafshi. Ose Essa ishte zgjuar mire ate mengjes, ose kishte kohe qe e kaplonte e hidhura dhe kishte gjetur pretekstin e duhur per tu rikthyer ne vete. Nga ecejaku lekundes, me shume mundesi kishte bere gjume te mire, ndaj optova per te besuar te paren. Nderkohe qe po me afrohej duke buzeqeshur e nxita te shpejtonte hapat.  S’e pati vrare ndonjehere fort mendjen nga fjalet e mia, ndaj nuk e beri as kesaj here. Tek e fundit, ishte koha qe ndiqte ritmin e Esses dhe jo anasjelltas. 

Flokearta pasi me arriti,bashke me nurin e pashpjegueshem, ndoqi hapin tim. Ndonese jemi shume te ndryshme, zakonisht me duhet pak per te gjetur celesin e leximit te mendimeve te saj, por ate dite vertet veshtire. Kushedi cfare marredhenie kishte riqepur, apo c’epilog do te kishte shkruar. Ose ndoshta do te kishte bere punet e shtepise duke degjuar ndonje kenge nga te sajat. Mund edhe thjesht ta kishte ate cehre nga moti I diellte. Merrja vesh une?

Floket, porsi fundi I vallezonin nga flladi dhe shkarazi shihte me epersi capkene. Kokeforta kishte dicka. Kokeforta dinte gjithashtu qe po stermundohesha te kuptoja. Thjesht po me kthente me te njejten monedhe lojen qe prej vitesh I pata bere. Qe kur ajo qeshe e vogel kurre nuk ia lehtesova arritjet. Mendoja se asnje marinar I zoti e kish patur detin te qete, ndaj dhe I veshtiresoja perhere kontekstet. Le te themi qe tanime i kaloi lartesite e  perspektivave te mia dhe ja tek ishte duke me sfiduar.

“Dite e bukur”- tha duke thermuar heshtjen. Tri fjale ishin investim i madh per zerin e saj. Fjalepake si ngahera, priste te ndertoja une skelerine e bisedes. Zakonisht keshtu rrokulliseshin takimet tona. Ajo shkendija, une zjarri. Nuk e di se c’i brockullita te them te drejten. Dhembet e trurit po bluanin tjetergje. Gje qe me siguri nuk kishte te bente aspak me motin.

Mu desh ca per ta lexuar ate shikim te kriptuar, por pasi e bera, me mbeshtolli mjalti i trishtimit. Essa ime, qofte me mendime te lehta si shkume apo te renda si plumb, tashme po thyente kalendaret. Po rritej me shpejtesine e horizontit qe ndjek horizontin. Kushedi sa mite te veta kishte lene te zhdukeshin duke buzeqeshur? Kushedi sa shume shpenzonte ne endrrat e saj? Mbi te gjitha, kushedi si do ta mbroja une turpin tim kur u ftillova se nuk qeshe e pranishme kur te gjitha ato paten ndodhur? Ja c'do te thote qe e qeshura e minutave te kthehej ne qarje e koha e kaluar jo te mos vije me.

Ime moter kishte kerkuar dashuri pas strofash kengesh, boten caqeve te shtepise, veten neper te tjere dhe mua gjate ne gjithe kete kohe. Dhe ja tek isha perballe saj. “Dite e bukur moter, por jo per funde kaq te shkurter”.