Fund me
pala, bluze e bardhe, shall mendafshi. Ose Essa ishte zgjuar mire ate mengjes, ose kishte kohe qe e kaplonte e hidhura dhe kishte gjetur pretekstin e duhur per
tu rikthyer ne vete. Nga ecejaku lekundes, me shume mundesi kishte bere
gjume te mire, ndaj optova per te besuar te paren. Nderkohe qe po me
afrohej duke buzeqeshur e nxita te shpejtonte hapat. S’e pati vrare
ndonjehere fort mendjen nga fjalet e mia, ndaj nuk e beri as kesaj here. Tek e
fundit, ishte koha qe ndiqte ritmin e Esses dhe jo anasjelltas.
Flokearta pasi me arriti,bashke me nurin e pashpjegueshem, ndoqi hapin tim. Ndonese jemi shume te ndryshme, zakonisht me duhet pak per te gjetur celesin e leximit te mendimeve te saj, por ate dite vertet veshtire. Kushedi cfare marredhenie kishte riqepur, apo c’epilog do te kishte shkruar. Ose ndoshta do te kishte bere punet e shtepise duke degjuar ndonje kenge nga te sajat. Mund edhe thjesht ta kishte ate cehre nga moti I diellte. Merrja vesh une?
Floket, porsi fundi I vallezonin nga flladi dhe shkarazi shihte me epersi capkene. Kokeforta kishte dicka. Kokeforta dinte gjithashtu qe po stermundohesha te kuptoja. Thjesht po me kthente me te njejten monedhe lojen qe prej vitesh I pata bere. Qe kur ajo qeshe e vogel kurre nuk ia lehtesova arritjet. Mendoja se asnje marinar I zoti e kish patur detin te qete, ndaj dhe I veshtiresoja perhere kontekstet. Le te themi qe tanime i kaloi lartesite e perspektivave te mia dhe ja tek ishte duke me sfiduar.
“Dite e bukur”- tha duke thermuar heshtjen. Tri fjale ishin investim i madh per zerin e saj. Fjalepake si ngahera, priste te ndertoja une skelerine e bisedes. Zakonisht keshtu rrokulliseshin takimet tona. Ajo shkendija, une zjarri. Nuk e di se c’i brockullita te them te drejten. Dhembet e trurit po bluanin tjetergje. Gje qe me siguri nuk kishte te bente aspak me motin.
Mu desh ca per ta lexuar ate shikim te kriptuar, por pasi e bera, me mbeshtolli mjalti i trishtimit. Essa ime, qofte me mendime te lehta si shkume apo te renda si plumb, tashme po thyente kalendaret. Po rritej me shpejtesine e horizontit qe ndjek horizontin. Kushedi sa mite te veta kishte lene te zhdukeshin duke buzeqeshur? Kushedi sa shume shpenzonte ne endrrat e saj? Mbi te gjitha, kushedi si do ta mbroja une turpin tim kur u ftillova se nuk qeshe e pranishme kur te gjitha ato paten ndodhur? Ja c'do te thote qe e qeshura e minutave te kthehej ne qarje e koha e kaluar jo te mos vije me.
Ime moter kishte kerkuar dashuri pas strofash kengesh, boten caqeve te shtepise, veten neper te tjere dhe mua gjate ne gjithe kete kohe. Dhe ja tek isha perballe saj. “Dite e bukur moter, por jo per funde kaq te shkurter”.
Nessun commento:
Posta un commento