domenica 17 novembre 2019

Je m'en fous

   Nuk e di prej sa kohesh nuk kisha qene kaq e lumtur ne dite kaq te shemtuara. U bene thuajse tri jave qe ketu bie shi.  Reshjet s’paskan dashur te shplodhen aspak duke qene se kane rene pa pushuar.
   Pavaresisht motit sot u enda kafeneve dhe bareve,  takova  njerez me te cilet shkembeva fjale, fjali e ndonjehere madje edhe mendime qe me nxoren ne drite pamjaftueshmerine e njerezorit mesatar. Ngjarje kjo qe nuk ma prishi ngazellimin te them te drejten. Nuk u merzita as me zyrtaret e vegjel drastike,  as nga perbuzja e mistreceve apo pizevengeve dhe as nga mbeturinat e nje bote qe i ka mohuar prej kohesh.
   E di? Une i pyes shpesh njerezit ne jane te lumtur. Zbavitem sepse pergjithesisht sterotipet e pergjigjeve luhaten ne dy versione. I pari eshte ai i: “Lumturia eshte nje fjale e madhe. I/e  lumtur nuk jam, por le te themi se ndihem i/e kenaqur momentalisht”. I dyti shkermoqet ne nje shperveshje buzesh ne pergjigjen: “Une dhe lumturia jemi dy drejteza paralele. Nuk prekemi kurre”. Thua t’u duket blasfemi ky emer? Apo ndonje iluzion kokeforte? Merret vesh...
   Mua per vete nuk me ka pyetur kurre kush pervec Teje ne jam e lumtur. Pergjigja ime ka qene dhe eshte "Po, shume". Ti di se sapo erdha nga nje periudhe aspak e lehte. Di gjithashtu se metereopatia ime nuk kishte lidhje me kete. Te thashe se mendoja qe do te dilja prej andej e marrosur, por ja tek jam.  Qendroj ketu e paluhatshme dhe prej verteti e lumtur shume. Kam nje koshere bletesh ne kraharor qe gumezhin gezueshem. I kam syte xixellues dhe shpirtin fare te lehte. Ndihem e paprekshme, ngazellyese, e qeshur dhe e dehur. Ndihem nje entitet, jo nje shtojce. Ndihem bukurisht vetvetja.
   Fale teje e gjithe kjo. E lidhur me Ty, e bashkuar me Ty, ne marredhenie me qenien Tende  preka nje nivel tjeter ekzistencial, qe shkon pertej asaj vete. Kjo lidhja Jone ne zhvillim te pashtershem eshte e karakterizuar dhe e personalizuar. Eshte e qendrueshme. Eshte nje ndjenje uniteti, reciprociteti, komplementariteti dhe dimension afersie te brendshme tejet te thelle. Kjo lidhje na bashkon ne globalitetin tone e ne vecanti na shkrin ne shkallen e qenies. Na eshte thene se uniteti nuk krijohet dhe nuk eshte as nje objektiv drejt te cilit synohet. Eshte nje karakteristike ontologjike e shumeckase qe ngjizem e cila eshte pjellore dhe solemne. Eshte divine. Eshte e Jona.
   Zysha ime e letersise (nje Zonje fisnike) thoshte perhere se nese deshironim te pershkruanim dicka si “te bukur” nuk duhet ta perdornim kete si cilesim pasi e limitonim ose banalizonim “bukurine” ne fjale. Po te njejtin koncept u mundova ta aplikoja ketyre rrokjeve kushtuar Dashurise. Kesaj times. Shoh se qenka e veshtire shume mosperdorimi i fjaleve dashuri, ndjenje, emocion per t'i pershkruar keta te fundit. Ndoshta vetem togefjaleshi lumturi mund t'i zevendesoje, por me siguri si njera si tjetra jane kushte te nevojshme e te domosdoshme per secilen.
   Gjithe ky shi me prishi floket, me prishi edhe kepucet; por po shpejtoj hapat sepse me pret ne shtepi. Ulur prane Teje ne divan mund te perballoj gjithfare hallesh e disfatash. Te mos ankohem per perberjen e pakendshme te kesaj fazes sime te ndermjetme. Te duroj gervishtjet e e thonjve te paprere te jetes, sterkalat e nje kolle te mykur e te plakur. Mund te pres te me vyshken faqet e te me rrudhet qafa. Mund te shoh agime te pavendosura e perendime qe kullojne poshte perdeve ende te mbledhura. Mund te bej keto e shume te tjera pasi njerezit kur te lumtur veshtire cenohen.
   Me pas do t’i farketoj ne kujtime pa rene ne pasione. Prane teje, ne divan.