Nuk e di prej sa kohesh nuk kisha qene kaq e lumtur ne dite
kaq te shemtuara. U bene thuajse tri jave qe ketu bie shi. Reshjet s’paskan dashur te shplodhen aspak
duke qene se kane rene pa pushuar.
Pavaresisht motit sot u enda kafeneve dhe bareve,
takova njerez me te cilet
shkembeva fjale, fjali e ndonjehere madje edhe mendime qe me nxoren ne drite
pamjaftueshmerine e njerezorit mesatar. Ngjarje kjo qe nuk ma prishi ngazellimin te them te drejten. Nuk u merzita as
me zyrtaret e vegjel drastike, as nga
perbuzja e mistreceve apo pizevengeve dhe as nga mbeturinat e nje bote qe i ka
mohuar prej kohesh.
E di? Une i pyes shpesh njerezit ne
jane te lumtur. Zbavitem sepse pergjithesisht sterotipet e pergjigjeve luhaten
ne dy versione. I pari eshte ai i: “Lumturia eshte nje fjale e madhe. I/e lumtur nuk jam, por le te themi se ndihem i/e
kenaqur momentalisht”. I dyti shkermoqet ne nje shperveshje buzesh ne
pergjigjen: “Une dhe lumturia jemi dy drejteza paralele. Nuk prekemi kurre”.
Thua t’u duket blasfemi ky emer? Apo ndonje iluzion kokeforte? Merret vesh...
Mua per vete nuk me
ka pyetur kurre kush pervec Teje ne jam e lumtur. Pergjigja ime ka qene dhe
eshte "Po, shume". Ti di se sapo erdha nga nje periudhe aspak e
lehte. Di gjithashtu se metereopatia ime nuk kishte lidhje me kete. Te thashe
se mendoja qe do te dilja prej andej e marrosur, por ja tek jam. Qendroj ketu e paluhatshme dhe prej verteti e
lumtur shume. Kam nje koshere bletesh ne kraharor qe gumezhin gezueshem. I kam
syte xixellues dhe shpirtin fare te lehte. Ndihem e paprekshme, ngazellyese, e
qeshur dhe e dehur. Ndihem nje entitet, jo nje shtojce. Ndihem bukurisht
vetvetja.
Fale teje e gjithe
kjo. E lidhur me Ty, e bashkuar me Ty, ne marredhenie me qenien Tende preka nje nivel tjeter ekzistencial, qe shkon
pertej asaj vete. Kjo lidhja Jone ne zhvillim te pashtershem eshte e
karakterizuar dhe e personalizuar. Eshte e qendrueshme. Eshte nje ndjenje
uniteti, reciprociteti, komplementariteti dhe dimension afersie te brendshme tejet
te thelle. Kjo lidhje na bashkon ne globalitetin tone e ne vecanti na shkrin ne shkallen e qenies. Na eshte thene se uniteti nuk krijohet dhe nuk eshte as nje objektiv drejt te cilit synohet. Eshte nje karakteristike ontologjike e shumeckase qe ngjizem e cila eshte pjellore dhe solemne. Eshte divine. Eshte e Jona.
Zysha ime e
letersise (nje Zonje fisnike) thoshte perhere se nese deshironim te
pershkruanim dicka si “te bukur” nuk duhet ta perdornim kete si cilesim pasi e
limitonim ose banalizonim “bukurine” ne fjale. Po te njejtin koncept u mundova ta
aplikoja ketyre rrokjeve kushtuar Dashurise. Kesaj times. Shoh se qenka e veshtire
shume mosperdorimi i fjaleve dashuri, ndjenje, emocion per t'i pershkruar keta
te fundit. Ndoshta vetem togefjaleshi lumturi mund t'i zevendesoje, por me
siguri si njera si tjetra jane kushte te nevojshme e te domosdoshme per secilen.
Gjithe ky shi me prishi floket, me prishi edhe
kepucet; por po shpejtoj hapat sepse me pret ne shtepi. Ulur prane Teje ne
divan mund te perballoj gjithfare hallesh e disfatash. Te mos ankohem per perberjen e pakendshme te kesaj
fazes sime te ndermjetme. Te duroj gervishtjet e e thonjve te paprere te jetes,
sterkalat e nje kolle te mykur e te plakur. Mund te pres te me vyshken faqet e
te me rrudhet qafa. Mund te shoh agime te pavendosura e perendime qe
kullojne poshte perdeve ende te mbledhura. Mund te bej keto e shume te tjera
pasi njerezit kur te lumtur veshtire cenohen.
Nessun commento:
Posta un commento