lunedì 23 novembre 2020

Semundja

   Nuk e di c’pesuam kete vit. Nuk e kuptuam si boterisht kjo fatkeqesi erdhi e na u ngrys nje mengjes ne tryezat tona ne nje nga ato ditet ku njerezit ishin shume pushim. Erdhi porsi ere e furishme, por nuk perdori dhune. Ere hungeritese, por nuk buciti. Ere toksike, por nuk pati helm. Pati vetem semundje…

   Prej kohesh jetonim ne nje bote te shkaterruar pa ditur ta meshironim. Ne vete ishim pa skaje drejtpeshimi, te prirur te zevendesonim nje verberi me nje tjeter, nje ves te vjeter me nje te ri, nje pertaci te tejzgjatur me nje engledisje te shkurter. Asnje prej nesh nuk mundohej te korrigjonte gabimet e kryera, por te gjithe ishim te bindur se ato do te harroheshin e se ndoshta nje dite egoizmi ne vend te mesianizmit  do te na shpetonte derisa nje pranvere te trallisur u pushtuam nga Semundja.
  
  Semundja qe vende vende aq gri sa grija qe vetem nje njeri qe ishte mesuar me soditjen e erresires mund te shihte.
Dinte te zverdhte njerezit si lekure bananeje te thare. I mykte ashtu pa ze, por me shume kolle e pa fryme. Nderkohe qe ajo ngjyroste historine me nje teater hijesh, pjesa ende e paprekur prej saj hulumtonte  mes besetytnish se Semundja nuk ekzisonte, se qe nje trillim i varfer, apo nje grip i rendomte. Nderkohe qe Semundja perparonte duke shkermoqur ne gufime nje nga nje fije jetesh , tufa e zeshme e te cmerituarve komentonte, zallahia e idioteve fliste per teori konspirative, negacioniste, kura me limon dhe qepe e te tilla thashetheme pazari. Tek e fundit c'dime te bejme me mire ne njerezoret se sa te flasim pikerisht per tema tek te cilat s'kemi atributet minimale per ta bere?

  Ne fund ia doli te permbyste rendin, kohen, vendet e mbi te gjitha njerezit. I theu si kercej te holle te thare e ne s’beme asgje tjeter pervec se te prisnim t’iu ktheheshim veseve tona te meparshme me me teper endje e vrull duke fshire pergjithnje kete perjetim te tmerrshem nje a me shume se aq vjecar. 2020 qe pika e dobet e jetes se shumekujt.
Thone se pikat e dobeta nuk jane gjithnje dhe aq tragjike, por mund te jene dhe frymezuese.
 
  Tregomeni ju lutem kur nje Semundje mund te behet qofte dhe per se largu nje e tille.


venerdì 13 marzo 2020

Rrefim


   -Don M, ne vigjilie te ndodhive dua te te rrefehem. Me ka mbetur koka pa nje rrokje e me duket porsi ne shtepine brenda meje nuk jeton me kush. Sikur nuk ka me ligjerate. Ndjej se eshte tkurrur paqja qiellore qe zakonisht me shoqeron. Thua te ishim kaq lehtesisht te keputshem? Kaq ankthmerisht te brishte? Shikohu perqark. Gjithe kjo qetesi e palevizshme eshte e frikshme. Gjithe keto shtepi te ngulura secila per hesap te vet, ngrehina vertikale ngjyre hiri me mure lakuriqe, ndertesa te braktisura ne rruge te papastra qe shpien ne boshllek. I sheh llampat e pista te fenereve qe digjen perjashte? Jane te vetmuara e dembele sa te bejne te fikesh driten, po s’ka erresire qe mund te te shpetoje. E gjithe kjo eshte nje tablo e pershpirtshme dhe po le gjurmet e nje shemtie te madhe te pashlyeshme.. Spitalet jane kthyer ne fjetore te perkohshme. Ndonjehere mendoj sikur fati po varet si kostum gjigant ne trupin e vogel te botes sone.  Bulezon kudo ne heshtje mosbesimi, apatia e dyshimi. Jam si e kycur ne fortese e me bezdis kjo ftohtesia e kudogjendshme, keto jave te gjata e te pashuara. Paradoksale sa te paplotesuar paskemi qene kur na nguliten ne kete bote tejet te plotesuar. Pacavuret e ekranit me jane bere si muzika cjerrese e nje disku te rraskapitur. Te gjithe qe japin qortime te siperfaqshme e askush qe i zbaton. Te gjithe qe merren me temat madhore te komploteve, skepticizmit modern, parimeve kryenece e salltanete te tilla e askush qe nuk e mbyll gojen e te zboje moskokecarjen e vet.
   -Te ndjej te shkisheruar bija ime dhe nuk te ve faj. Sot besimtaret humben besimin e mos te tillet filluan te luten. Kjo pashpresesi ka shkaktuar nje erresire aq te madhe sa dhe sendet humben formen qe kane. Jemi te gjithe te syrgjynosur ne kete cast, por ti mos e ler forcen e avullit te anijes brenda teje te gufoset pikerisht tani. Mos u merr me reminishenca, ato vishen gjithnje me nje shkelqim verbues. Mos mendo per horizonte mjerane, por mbill lule, lexo libra, merr pluhurat, rregullo kutite qe kane nje jete qe po presin te hapen, gatuaj embelsira edhe pse nuk te pelqen t’i hash. Shkruaj. Ty te pelqen te shkruash, jo? Shkruaj shume. Shkruaj per cfare folem. Shkruaj per cfare deshiron te realizosh e per cfare do te ndodhe kur e gjithe kjo te perfundoje. Sepse do te perfundoje. Duart e instances me te larte te fateve njerezore jane bujare, kane per t’u tregua me te gjera se c’e pret etja jone. Beso dhe lutu, mos ripertyp hidherim. Kemi te gjithe nje bote te brendshme te devotshme, le ta ujisim, ta ushqejme e te mos e bjerrim. Nuk eshte bota e mungesave te kudogjendura, por e vellazerise se perbashket. Mos u dorezo per Ate Zot.