
Komshinjte e shtepise ku jetoj jane dy binjake trevjecare me emrin Riccardo dhe Lorenzo. Dy femije te cilet kane talentin mbreselenes e te diturit me saktesi oraret e mia te studimit, perqendrimit, gjumit, nevojes se qetesise etj... Orare ne te cilat nisin gezueshem te bertasin, te luajne, t’u bien kalorifereve me cfaredolloj orendish e takemesh dhe pse jo t’i fryjne flautit. Kjo eshte patjeter e perballueshme ne ditet e zakonshme, por aspak e tille nen ankthin e nje dite para provimit. Per fat kjo e sotshmja nuk eshte nje prej tyre.
U ula te perserisja tri here leksionin. Tri sepse zakonisht aq me duhet per ta kthyer nje informacion ne dicka te njohshme. Me perpikshmeri vetetitese nisi vela ngulmuese dhe ngjitese e kenges “Shume urime”. Veshtire te mbetesh asnjeanes kur klithmat e dy trevjecareve fillojne. U perpoqa serish te perqendrohesha nje grime vetmevete. E pamundur! “Shume urime per Riccardon dhe Lorenzon. Shume urime per ne!”-shkallmonte muret.
Sot nuk eshte ditelindja e tyre. As dje nuk qe. Ndonese nuk kuptoj arsyen, ajo eshte nje nder lojerat me entuziasmuese qe bejne. E carmatosur keshtu prej ketyre klithmave u ula dhe po I degjoja. Kenga e ditelindjes per nje dite jo te tille, kenduar prej dy zerash te zjarrte te bardhe, u ndodh te kthehej ne mpiksjen e mirefillte te gezimit. Pa apo me dashje une po aq sa gjithkush besoj(?), bie pre e fjales “duhet” dhe harrohem ne kete pandryshueshmeri letargjike te henash dhe jo vetem. Ditet e mia jane pergjithesisht te perbera prej vrapit maratonesk. I nis ato me prioritetin se duhen perfunduar dhe kurre nuk marr mundimin te heq paftat syresh. Maratonat kane nevoje per te njejtin ritem, kostance e qendrueshmeri e kur me ndodh te arrij ne destinacion, veshtire kam qofte mundesi apo deshire per t’u ftilluar per sa i perket kilometrave qe vrapova, veshtiresive qe hasa si dhe gjerave te bukura qe lashe pa shijuar ne rrugetim e siper.
Me e keqja e gjithe kesaj eshte se pandeh ne bindje te plote qe jam duke bere mrekullisht mire deri sa dy djem capkene ne naivitet e siper, me nxjerrin prej apnese duke me dhene duhmen e frymemarrjes se pare. Ne kontekstin tim te se rritures erdhi ky fllad tingujsh te lirshem e te cilter. Ishte me qetesues se ndjesia e lehtesise pas nje dushi, se freskia e nje teshe te sapolare apo se aroma e lekures se njerezorit qe te do zemra. Intensiteti dhe mprehtesia e kengezimit te tyre ma shtrenguan zemren si morse.
E paqetuar sojesh rifillova perseritjen pershperitnisht dhe maratonen me ritem sprinti.