giovedì 16 marzo 2017

Shtrember

   “Bej si te te duket me e drejte”-perseritej dhe ri ne meandret trunore. Ngriti kryet siper dhe pa se ora shenonte 5. Mjaft vone per te fjetur, teper heret per te nisur diten, por kohe e perpikte per nje dush.

   Sapo ciku kembet ne mermerin e pllakes, vershoi uji. Percellonte. Lekura e saj edhe me. Uli koken dhe leshoi frymen bashke me fluksin e ndergjegjes qe i rrihte nder temtha.

   “Si te me duket me e drejte”-mendoi,-“C’diplomat i pashok. Te tille njerez jam munduar t’ia menjanoj vetes, por ja tek te zvarriten si kerminjte pas shiut. Une, une… Une sinqerisht nuk mundem te kuptoj domethenien e te mos marrit pozicion. Dua te them, jemi pengje pafundesish variablash, me c’guxim fshehim ende pikepamjen? Vete etimologjia e fjales variabel shpreh varesine. Me e pakta, qendron ne te pranuarit e fenomenit. Te pyes nese nata eshte sterr a drite, me thua qe mund te mos jete drite. Kjo nuk eshte loje fjalesh, as pavendosmeri, ky eshte delir frikashesh. Individe qe me vetedije a jo vendosin te mos marrin pozicion pasi I tremben pasojave qe ai reflekton dhe pergjegjesive qe sjell. Me trishte se kaq? Si te me duket me e drejte pastaj. Kjo eshte qesharake per bese. E drejte cfare? E drejte per ke? Ne funksionin tim, tendin apo eshte i tyri me i rendesishmi? C’eshte e drejte nje here? ‘Si te me duket’, eshte vete jo e drejte. "Sic me duket" nuk shfaq vertetesine e ceshtjes, por vetem perspektiven time mbi te. Dhe ne baze te kesaj te fundit une supozohet t’I bie cekanit te drejtesise. E di? Une jam lodhur nga njerezit qe propagandojne politikisht korrekten… C’shqiperim! Kaq veshtire te gjesh nje doze pragmatizmi sot? Kaq sporadike eshte te mos berit kompromise? Nuk kam pritur ndonjehere bindje te forta, as arrogancen e atyre te sigurtave, por opinionet i pretendoj. Politikisht korrekte a jo, ato kurre nuk do te jene asnjeanese. Dhe ‘Si te te duket e drejte’ duhet flakur nga perdorimi se tek e fundit, asnjehere asgje per askend eshte e tille.”

   Banjoja nderkohe qe e avullt. Siluetes me mundim I dallohej refleksi tek pasqyra e veshur. Telefoni shenonte shume thirrje si dhe oren 5.30. Vendosi te priste agimin e diellit. Me siguri ai nuk do te sillte naten.

Nessun commento:

Posta un commento