Qysh i vogelth qeshe rritur me parrulen “Uji qe fle rrit vetem zvarranike” dhe prej asokohe iu dha kerkimit ngulmonjes te ndryshimit qe per te me vone u be jetesor. Dallohej kjo prej te tjereve ne etiketen e prezantimit te tij te jashtem, veshjes; ne argumentet e perditshme qe flakeronte mes debatesh; ne vinilet e pafundme te zyres, te larget prej njeri-tjetrit por asnjeri me pak i bukur se I meparshmi. Dallohej mbi te gjitha prej tij ne momentin e vuajtjes qe perjetonte kur inputet varferoheshin dhe I jepej komoditetit te arritur.

Gjithnje kishte menduar se ekzistenca konvencionale ngadalshem po atrofizonte njerezit e rutines. I ngurtesonte porsi muskuli kur nuk I nenshtrohej nje stresi mekanik, duke i cuar drejt padobishmerise. C’ishte me shkaterruese se sa e perhershmja, e merzitshmja, perseritesja? Mund te haje perdite te njejtin menu tejet te shijshem. Do te vinte koha ne te cilen do te kthehej ne te zakonshem. Ishte i bindur se natyres njerezore i nevojiteshin lekundje, jo domosdoshmerisht me amplitude pozitive, per te mbijetuar. Cfare e rrenonte nuk ishte dhimbja e renies pasi kishte guxuar te hidhej, por pertacia, plogeshtia dhe dembelizmi i te mos paturit kurajo per ta bere. Dhe ai ishte nje nga ata persona qe kur ishte rrezuar, qe vrare teper.
Problemi qendronte ne faktin se njerezit e perfshire ne ciklicitetin e pafundte te gjerave prisnin deshperueshem shpetim ne diej te rinj dhe te ndryshem. Diej keta qe nuk do te vinin kurre prej hicit. Fare mire mund t’i krijonin vete vec duke mberthyer kepucen e majte perpara se djathtes apo duke u ngritur per te vetmen here pas renies se pare se ziles se mengjesit.
Zona konfortit ishte djepi i shkaterrimit per te, po aq sa per mbare nje shoqeri. Zona e konfortit nuk do te vriste vetem fluturat, por edhe vemjet te cilat do t’u jepnin atyre jete.
Te njejten shprehje e lexova dhe une para disa ditesh and it stuck with me, aq e bukur dhe relevant eshte! Por interpretimi yt eshte one of a kind! Loved it!
RispondiElimina