lunedì 10 dicembre 2018

Dashuria them...


   Eshte reduktuar ne nje ndjenje. Sot e neperkembin mes diskurseve pergjithesuese duke i hequr sintaksen, leksikun dhe gjithe gjuhen e vete. Dashurise them. Qe ne te vertete tjeter gje nuk eshte vecse zgjedhje, e cila nese nuk perkthet ne angazhim te perditshem kalon ne pendese te perjetshme.
   Eshte bazike qe totaliteti i njeriut eshte i krijuar nga dualiteti femer-mashkull apo gjithe kombinimet e tij te mundshme. Dhe per te patur totalitet nevojitet alteriteti, me ndjek? Mashkulli dhe femra, dy femra, apo dhe dy meshkuj c’rendesi ka cilesimi, ne te dy, une dhe ti thirremi drejt konvergjences, pasi e gjithe qenia jone perfshihet nga pergjigja e vokacionit te pare dhe te vetem njerezor: Dashurise. Realiteti i marre-dhenies eshte dicka konstitutive dhe ne asgje nuk mund te bejme per ta ndryshuar. Ne vete jemi fryt i dashurise me te madhe, drama qendron ne faktin qe ende nuk e dime.
   Drama edhe me e madhe eshte qe nuk dime ta dallojme. Dashurine them. Ashtu si nuk dallojme dot te keqen deri ne momentin qe na ben keq. Dhe nese nuk ke bere ti keq, atehere e ke pesuar e ende sot mbart  plaget qe te ka lene. Shiko, dashuria eshte bere per te shkuar tek tjetri dhe per t’u bashkuar me te. Kemi nevoje per tjetrin per te qene plotesisht vetja jone. Eshte paradoksale e di, por me beso qe qendron. Shume njerez qendrojne ne realitetin e bukur te dashurise ne menyre te trishte duke kerkuar personin e duhur qe ne fakt nuk ekziston. Por e di cfare ekziston ne vend te tij? Kerkimi i rruges se duhur.
   Dashuria na ben te brishte, por jo te nenshtruar. Dashuria eshte liri, kurre posesivitet. Dashuria eshte mirepritje, jo pretendim. Dashuria eshte e rregullt. Su
bjekti I saj i vetem eshte nje njeri qe duhet te mesosh ta duash prane kufijve e limiteve te vete dhe te cilit kur i qendron prane e permireson lidhja me ty, jo prania jote. Pra dashuria eshte permiresim, asnjehere ndryshim. Dashuri eshte te futesh kembezbathur ne lirine e dikujt pa e cenuar, kufizuar apo zvogeluar duke respektuar kohen qe ka dhe shprehite qe perdor.
   Dashuria eshte ne vend te pare dhe nuk ka hapesire per njerez te vaket, as per ata qe kane ngecur ne rreth rrotullimi. Nuk ka nevoje per banalitete, drama te nxitura nga libra e filma dylekesh, as per hormone ambulante,sakrifice, martirizim,
plage, role e personazhe, stisje, kurthe, prapaskena, libidograme e virilitet. Tek e fundit e vetmja gje qe e ben nje njeri te tille nuk eshte prestacioni seksual, por zgjedhjet e tij. Dashuria ka nevoje per njerez qe ecin me ritem te ngadalte ne kete jete te shpejte, per gjeste falas dhe gabime te falura. Ajo ka nevoje t’i besohet e shkuara meshires, e ardhmja providences dhe e tashmja asaj vete.  Sepse kemi vetem te sotshmen per te mesuar si te duam. Le ta bejme mire.

Nessun commento:

Posta un commento