lunedì 21 ottobre 2019
Keqi dhe Mira
Ne nje vend jo dhe aq te larget, pak kohe me pare rronte rendomte Keqi. I shkathet, i mprehte, i yndyrshem, i lig dhe posi jo, i keq. Nje dite i kerceu damari e vendosi te improvizohej ne Mira. Nuk eshte nevoja t’ua pershkruaj kete te fundit. Ishte ashtu: e mire domethene. Nuk e di nese vendimi i Keqit i detyrohej merzise nga roli i vete, ne donte t’i prishte Mires pune, apo thjesht ne kishte vec kuriozitetin te provonte c’qe Drita per nje dite. Di qe me mprehtesine e zanatit te vete i vodhi Asaj petkun pa shume mund.
Pasi u pastrua nga yndyra e se Liges, krehu floket, veshi petkun e paster u nis te voziste mes miradashesve e t’u profesonte Miren ne funksion te Keqit. Leksionet e tij bazoheshin ne mesime te tipit: te shperndahej bujaria vetem ne njerezit mirenjohes, te investohej dija ne menyre qe te rikthehej ne forme pushteti, te ndihmoheshin vecanerisht ata qe mund t’a rikthenin ndihmen, te behej keq me pretekstin e qellimit te mire e keshtu arsyetimesh makiaveliste. Miradashesit naive nisen te aplikonin me perpikmeri leksionet e tij, ndonese nuk ishin mesuar te ndiqnin fjalite kushtore, fjali te cilat ishin lenda nga e cila Keqi perbehej.
Mira, nga ana tjeter, e mbetur lakuriqe ne apartamentin e vete nuk bente dot gje tjeter vec se te ndizte televizorin e te ndiqte te mesymjet e qytetit. Ky i fundit nga dita ne dite nisi te kishte episode te jashtezakonshme. Per shembull, nje miradashes kish
te qelluar me shuplake nje tjeter pasi ky i fundit per t’i liruar vendin ne autobuz nje te Rendesishmi, kishte rrezuar te Parendesishmin e moshuar. Tek shihte e ndiqte gjithe keto Mires i zmadhoheshin syte, skuqeshin faqet e i mblidhej nje nyje ne gryke, por nuk levizte. Ishte Mira, jo hakmarrja.
Ne qytet nderkohe kishte nisur te formohej nje lloj sistemi i cilesuar si Hierarki Interesaxhinjsh, me ne krye Keqin qe pasohej nga matrapazet qe ndaheshin ne te Rendesishmit e me pas nga Pa-te. Ishte shume I ngjashem, ne mos I njellojte me kete skemen piramidale te shoqerise sone sot. Keshtu Keqit, tek ishte duke mbajtur nje nga konferencat e veta miradasheve tashme te kthyer ne mirakeq, I ra petku. Nje nga te Rendesishmit tek I cili Keqi kishte mbjelle faren e xhelozise, nxitimthi ia mori dhe ia hodhi kraheve te Mires qe jo rastesisht qe ulur ne auditor e paze nga marazi dhe e thare nga te ftohtit.
Ne ate cast Keqit filloj t’i yndyrosej fytyra serish, ndotej veshja e shpupuriteshin floket. Perballi shikimin e heshtur te Mires me justifikime te tipit qe gjithe c’kishte ndodhur ishte per t’i lene e dhene disa dite pushim asaj ne menyre qe te qetesohej nga mbipuna qe mbartte. Mira nga ana tjeter tek e shihte, nuk bezajti. Iu kthye menjehere detyres dhe vokacionit te vete qe kishte marre uraten deri me ate dite.
Me Keqin c’u be? U dergua ne ezil ne dimensionin e Boshllekut qe ishte edhe me I tmerrshem se ai I Purgatorit apo I Ferrit. Iu kthye grushtit te shemtise, deshtimit e mbi te gjitha ligesie qe qe. Rinisi te stoliste me girlanda verbale, tjetersonte, manipulonte e te mundohej te digjte rrethperqarkun e “tjetrit”. Sa keq qe ne Boshllek nuk ka rrethperqark, por vetem zbrazeti. Nuk pati kurre me guximin t’i qasej Mires. Tek e fundit, nuk improvizohet dot zvarraniku ne shqiponje e as Keqi ne Mire.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento