sabato 9 dicembre 2017

Jamais vu

Stolisa pemen dje. Martino e zbukuroi sot dhe me pyeti nese me pelqente. I perhershmi vella im i vogel, me po te njejten koke te rrumbullakte vecse ca me i gjate se vjet. Vanessa dhe indiferenca ulur kembekryq ne prehrin e saj nuk denjuan te beheshin pjesemarrese te ritit tone festiv. E perhershmja moter e imja e vogel po ca me kryenece se vjet.
 
Mua me pelqen shume e perhershmja. Nuk me duket e shemtuar qe gjerat te gjenden perdite e te jene gjithnje te njejtat. Dua te them i njejti mashkull, e njejta pallto, e njejta paste dhembesh, te njejtet fqinj moshethyer ne oborrin e shtepise se bukur, nuk me merzisin dhe as me lodhin. Dashuroj te pandryshueshmen time qe asnjehere nuk me ngjau njelloj.
 
Cdo mengjes shtrengoj dhe ri nje luge kafeje nder gishta dhe ndjej rrahjen e pulsit te saj te metalikte. Ngutshem ha po te njejtat vakte me pak me shume a shume me pak shafran, rozmarine apo kripe. Shpejt perpiloj dokumentat, shtrengoj duar e me pas I laj. Qete kaloj mbremjet si ato me shi, qofte ato me yje. Perdite hapem ne masen ngjitese dhe I proklamohem botes si dhe rrezikoj jeten ne biciklete per te blere buken ne dyqanin aty ne kend. Dhe po perdite dehem pas eres se kesaj te fundit.
 
Eshte ekuilibri im ky. Sa harmonik aq dhe I kthjellet. I imi ashtu sikurse cdokush tjeter ka te vetin. Mirepo ka dicka shume ideale ketu: qe e perhershmja nuk eshte asnjehere e tille. Palltoja do te trepset, pasta e dhembeve do te mbaroje, fqinjet do te plaken dhe shtepia do te shemtohet.
Ndoshta Martino nuk do te beje me pemen me te njejtin entuziazem e nderkohe Vanessen do e emocionojne dritat e verdheme. E mua gje tjeter nuk do te mbetet vecse te balsamoj kujtimin e syve te gezuar te prinderve te mi nderkohe qe kjo ndodh.
 
Procesi i ndryshimit sundon jeten time, ashtu sikurse te te gjitheve. "Dèja vu-ja" tjetersohet ne "jamais vu". Agimet qe jane plot shprese e perendimet plot nostalgji do te permbysen. Periferite qe u ngjajne njerezve te trishte, ndoshta do te ndertojne shtepi te lumtura. Miqte superlative nderrojne ne te dale si boje si mode e s’do kesh me fisheke mundesish te reja per t’u dhene. Dhe pema e Krishtlindje ndoshta s’behet me.

  
Luhatja e ekuilibrit mbetet e pashmangshme. Perligj kanunin e mbijeteses. Eshte per disa shteruese, per te tjere shpreseshume, per te trete emocionuese, per mua e dhimbshme. Shume.

 Por zgjidhje te dyte ne kete rast nuk kam. Duhet te vdes ne nje jete per te hyre tek nje tjeter.

lunedì 13 novembre 2017

Nje dite ne Instagram

Besnike ndaj pertacise qe me karakterizon sot harxhova thuajse gjithe diten ne Instagram. As mesova, as drekova, as takova, as fola, as njojta, as pashe njeri e s’bera ndonje aktivitet perpos atij te levizurit te gishtit te madh. Justifikova veten duke thene se ekuilibrova overdozen e djeshme kulturore. C’eshte e verteta jam pjese shume aktive e kesaj platforme shoqerore dhe me firon jo pak kohe ne mediokritetin e saj.
 
  Sic po ju thoja une dhe produktiviteti im ju dhame shikimeve te profileve dhe faqeve virtuale sot. E cuditshme spektaklizimi qe i behet unit ne kete dimension. Te gjithe thurnin versionin poetik te menyres se si te tjeret i shohin. Per shembull c’mendon nje mikeshe gjate takimit, zonja shitese pas blerjeve ne supermarket, zoteria ulur prane ne bar, ne tren, ne shkallet e sheshit… Dhe po te gjithe ashtu trurrjepur per xhelozi, interes apo ves kishin kete shfaqjen virtuale qejflinjsh ideal: kush duke mbajtur prej bishtit nje gote vere pa ditur as psene, kush duke eskpozuar zgjedhjen e foie gras (pjate tipike dimerore) ne mesgusht, te tjere te engledisur ne fotografi udhetimesh mes vendesh qe s’u njihnin as historine apo fene.
 
  Cdonjeri i prekur nga nje ndjesi inautenticiteti.
Nuk qene as subjekt, as objekt por nje subjekt qe tjetersohet ne objekt. Kopje te nje letre karboni identike si origjinali pervec ngjyres, letres dhe qellimit. Si te thuash pasqyrime te trishta, nje trup pa nerva e reflekse. Uni i tyre i debuar nga shikuesi, kthehet keshtu ne turpin apo krenarine qe referon shikimi i vezhguesit duke jetuar dhe jo njohur ne situaten e te parit (E di qe eshte ca e ngaterruar si fjali, po lexojeni dy-tri here e do ta kuptoni). Ky alter-uni nuk eshte identik, eshte i ndryshem, eshte nje JO-une qe i perket shikimeve te huaja qe na zbulojne ndryshe dhe kontribuojne ne percaktimin tone. Qendron shume larg vertetesise si dhe vetebindet ne funksionin e paresit mbi te qenurin e tij.
  
  Ky tjetersim radikal jep iluzionin e embel e te jetuarit ne nje bote qe c’eshte e verteta nuk do t’u perkase kurre. Te ekspozuar ndaj aktit grabitqar te nje uni te paqene porsi ai i fotografive qe shperndajne, kjo klase shoqerore tundet bute ne boshllekun e vete me sadisfaksionin e genjeshtert se gjerat i kane ne vendin e duhur.
 
  Keshtu keta parazite duke menduar se jane pjese funksionale e asaj cfare po shfrytezojne, nuk i sjellin asgje historise pervec peshes se tyre te vdekur.

lunedì 23 ottobre 2017

Emeruesi i perbashket

  Kam vene re dicka tek populli im qe i imi faktikisht nuk eshte, por te cilit i perkas. Kam konstatuar se si njerezit qe bezdisin, pijanecet nokturn ulerues, ata pa art dhe as pjese, karakteret qe kerkojne thashethemin me ngulm, femra prej familjesh te mira por zakonesh te lira, nuse qe nuk jane dakort as me vjehrren dhe as me bashkeshortin, grate qe kalojne kohen duke u zene me fqinjet dhe kush me shume te kete me shume te vendosi, pra si njerezit qe jane pa formim, vokacion, merite, atribut dhe as talent e si ata qe i kane, i nenshtrohen nje emeruesi te perbashket: lakmise.

  Per lavdi, per pushtet, per fuqi, per para, per udhetime, veshje a njerez qofte, lakmia shkardinon si identitetin vetjak ashtu dhe dyert e shtepive te tokes sime. Te gjitha keto te fundit te ndricuara si nje procesion, por boshe porsi kishat. Hegjemonia e ketij fenomeni eshte e frikshme. Per te permbushur kerkesat qe nuk jane te tilla, por qe vetekrijon individi nen morsen e egos se tij, ndot deliresine e principeve pa asnje skrupull. Kjo marrezi eshte aq e perhapur sa te duket krejt normale, por normale nuk eshte. 

  Thua te jemi  kaq te dobet? Te joshemi kaq kollaj per nje perfillje te pakte apo vemendje? Prej konsumizmit dhe materializmit? Te jete pra morali thjesht nje ceshtje kohe? Kjo babezi per gjithckane eshte e tmerrshme. Ky parosizem deliri madheshtie edhe me. Ky ngulm per “akoma, me shume, edhe une” mban eren e nje ambicjeje te qelbur. I ekspozohemi turpit sikur te mos njihnim fe. Cili ishte prologu i gjithe kesaj? Pse pikerisht populli im? Ndoshta sepse eshte i vetmi te cilit une i kushtoj vemendje, ndoshta sepse nuk njoh mjaftueshem te tjeret. C’rendesi ka? Keto simptoma agimi jane te persosura per jolumturine. Dhe nje popull jo i lumtur ben femije edhe me pak te tille. E kur jetet pastaj nisin shtrember, jo Zot nuk ka qe t’i drejtoje.

  Nen lavdine e lajmeve te fundit kam medituar shume dhe nuk kam gjetur nje lumen drite. Kam kaluar kohe duke ecur vetem, vetem fare, pa veten time dhe kam arritur ne kete perfundim: Lakmia nuk eshte emeruesi i perbashket i popullit tim, por i njerezve te boshte qe per fat te keq jane te shumte ne kete te fundit. Te shumte, por jo te gjithe. Pa vazhduar kete beteje sofizmash po kursehem.

     Te boshte do te mbeten njerezit e zbrazet. Te tjeret do te kene kilograme dashurie nen rrathet e syrit.

mercoledì 12 luglio 2017

Do dalim per kafe?


  Perfytyroni dashuronjesit e veres: ata qe i vezhgojne ngjyren, viskozitetin, aromen, thatesine apo sa e fruktuar eshte. Te tille dhenie kam une ndaj nje filxhani kafeje.  E ndjej shtepine te mbushur dhe te lumtur kur avulli qe del prej mokes deh kuzhinen dhe tinez futet nder dhoma gjumi. Nuk di ne eshte per faktin qe receptoret e mi e kaptojne tejmase kafeinen apo sepse qysh ne vegjeli prinderit e kishin ritual te shenjte dhe te shpejte mengjesor, bashke me leximin e gazetave te sapodala. Por me siguri di se pa te, veshtire bej. Nga ana tjeter, pak gjera ndodh te me irritojne si pyetja “Do shkojme te pime nje kafe?”.
   Tridhjete ml kafeje nuk duan me shume se tre minuta per tu gjerbur, pese ne rastin me te nxehte. Mundesisht ne kembe, perballe banakut apo shperndaresve nese ka perreth. Ne menyre qe pas ketyre pese minutave ku perfshihet pergatitja, servirja, pirja dhe pagesa e saj, te nisesh drejt zullumit te perditshem. Ky te pakten eshte perfytyrimi im i te shkuarit te pirit kafe, gje qe ndodh rralle pasi prej pragut te deres nuk dal kurre pa marre dozen e mjaftueshme per mbijetese paraditesh.
  Sa paradoksale eshte qe elementi me pak i kushtueshem i nje menuje, te harxhoje kohen me te madhe? Dua te them, jam e bindur qe efekti i saj eshte vertet aktivizues e nxites por nuk besoj se ngjiz argumenta fizike kuantike apo prirje filozofish te mistershme per te qendruar atje per njeqind e njezete minuta llafollogjisjesh e ligjerimesh.
   Fenomeni i te shkuarit te pirit kafe ushqehet nga njerez te rehatuar ne pertacine e mjedisit ku jetojne. Njerez qe perhapen si levizja kapilare e humorit te keq, qe behen ekoja e eres se lige frymeshteruese. Behet fjale per nje klase shoqerie te fresket, me potencial. Nje fuqi punetore me rendimentin me te mire te mundshem qe vendos te shuhet thashethemeve te bareve perballe nje filxhani, nje gote uje e nje cigareje te borxhmarre. Nje rini qe lundron ne pezulli, ne kenaqjen prej genjeshtrave qe vete thone e vete besojne. Nje rini qe pret metamorfozen, fjale qe tingellon kaq bukur, plot premtime e siguri, perballe nje filxhani porcelani prej njemije lekesh te vjetra.
  Si e paafte e te qenurit koncize, e formes lakonike, e ekonomise se te folurit apo shkruarit po zgjatem kot me kot, per te qene delikate ne nje teme qe vetem delikatese nuk meriton. Ceshtja eshte pyetje si “Do dalim per kafe?” testojne fort pragun e durimit tim. Tek e fundit une nuk jam barometri moral i shoqerise dhe as shpluhurosesja e rafteve te memories kolektive, por nje gje te sigurt e di: Koha ashtu si hija, ka nje difekt shume te madh… Humbet. Nuk besoj se menyra me e mire per ta bere eshte kafeneve.

lunedì 22 maggio 2017

Frika me e madhe

   Ishte nje pasdite e afshte korriku e perafersisht pesembedhjete viteve me pare ku dokumentacioni kokeforte vertetues faktonte fasulet si dreken e se henes, ku xinxifet e oborrit te gjyshes ende s’ishin pjekur, nderkohe qe shpresa e gjetjes se qershive ishte shuar prej kohesh dhe ku komshinjte cilesoheshin si kusherinj te disajte. Si une, si shoqet e mia, per arsye te ndryshme, por rezultat te njejte, nuk kishim shkuar ne plazh e keshtu te shtata ngushelloheshim ne veranden e shtepise se Ines. Kush bente manikyr, kush u hidhte uje luleve e kush perfitonte te freskonte kembet zbathurazi ne cimenton e prushte.

  Per te mposhtur shterpesine e ores 3, mes kokolepsje fjalesh e mendimesh njera prej nesh pyeti : “Cila eshte frika juaj me e madhe?”. Disa u stepen. Te tjerat si pergjigje reflekse kltihen “Hajdutet!”, “Erresira!”, “Babi!”, “Lesi!”(Qeni i terbuar i komshiut tone). Une per vete kisha lartesite. Edhe sot i kam c’eshte e verteta. Thjesht mendimi me djersin duart. E fundit, gojekycur mbeti Ela. “Ti El? Cila eshte frika jote? ”. Ishte me e madhja prej nesh e dic po bluante ne urtesi. “Te humbas njerez,”-ia behu.

    Mu rikujtua sot ky episod kur me ra doresh fotografia e shkrepur ate dite. “Te humbas njerez”… Nuk e di ne ishte i vetedijshem mospercaktimi i njerezve si pershembull “te mite, te afert, te zemres”. Une per vete jondergjegjshem asokohe kisha pare tek “njerez” prinderit e mi. Isha vetem tete vjec dhe pergjigja e Eles me kishte fshikulluar si kamzhik. Mbaj mend qe asokohe mendova qe te jetuarit pa ta do te ishte per mua denim kapital, do te me terratiste jeten, tallaziste shpirtin. Askujt nuk do t’ia arrinte burreria te perfytyronte nje gje te tille. Mbaj mend qe kisha ndjere frike vertet, me shume se sa nga lartesite.

  Te humburit njerez, sot qe njeridashja nuk njihet si term e jo me si fenomen, sot qe koha s’ka me kohe per askend, eshte bere stil jetese. Nuk flas vetem per rastet kur Hyu tregohet i rrepte, kur fati qendron zemergur e tkurret apo kur semundja te vdir. Flas mbi te gjitha per zgjedhjet a jo te tillat. Rendomte ndodh te mosmirembash marredhenie. Rendomte ndodh t’i cjerresh, grisesh, keqtrajtosh e t’i derdhesh si gota me uje plot kur
pjerresohen, duke harruar faktin qe dhe dashuria vete, konsumohet kur perdoret me tepri. Banohesh nga kaq shume jete e veshtire kujdesesh per to sic kujtohesh te ujisesh lulet. Ndertohesh nga kaq shume histori e kurre nuk kthehesh t’I rilexosh sic ben me shkrimtaret e tu te parapelqyer. Te kane shkruar kaq shume individe dhe asnjehere nuk u dhe te drejtat e autorit.

   Te ndodh te zgjohesh nga kllapia nje dite po njelloj si gjithe te tjerat dhe fotoja e pasdites djegese te pesembedhjete viteve me pare te permend. Ndergjegjshem ben inventarin e humbjeve sic behet lista e shpezave, mbledh therrimet qe kane mbetur prej tyre e pret qe dalengadale koha t’I zhyse ne harrese e te ngimet me to. Dhe perballe sterhumbjes se disajte abstenon duke ecur qetesisht sikur te shetisje poshte hijesh qiparisesh duke justifikuar veten mes nje kolle bezdisese "Nuk mund te humbas c'nuk me perket. Njerezit jo vertet, por koha me/per ta po."

lunedì 27 marzo 2017

Frymemarrja e pare pas apnese

  Prologu i mynxyres se te henes me kaplon si ritual i devotshem edhe kur moti nuk eshte i plogesht, i muget apo i qullte. E kam te veshtire te cmpihem mengjeseve te fillimjaves. Kjo vjen sepse nuk do te arrij kurre te shoh detyrimet e mia me paraprirje. Gjithnje perfundoj porsi tani, duke u endur sikletshem dhe hallakatshem ne briskun e kohes. Dhe po porsi tani ndodh qe mosdeshira te rritet kur zhurma e dy pale thembrave te shkatheta pengon ligsht vullnetin tim.

  Komshinjte e shtepise ku jetoj jane dy binjake trevjecare me emrin Riccardo dhe Lorenzo. Dy femije te cilet kane talentin mbreselenes e te diturit me saktesi oraret e mia te studimit, perqendrimit, gjumit, nevojes se qetesise etj... Orare ne te cilat nisin gezueshem te bertasin, te luajne, t’u bien kalorifereve me cfaredolloj orendish e takemesh dhe pse jo t’i fryjne flautit. Kjo eshte patjeter e perballueshme ne ditet e zakonshme, por aspak e tille nen ankthin e nje dite para provimit. Per fat kjo e sotshmja nuk eshte nje prej tyre.

  U ula te perserisja tri here leksionin. Tri sepse zakonisht aq me duhet per ta kthyer nje informacion ne dicka te njohshme. Me perpikshmeri vetetitese nisi vela ngulmuese dhe ngjitese e kenges “Shume urime”.
Veshtire te mbetesh asnjeanes kur klithmat e dy trevjecareve fillojne. U perpoqa serish te perqendrohesha nje grime vetmevete. E pamundur! “Shume urime per Riccardon dhe Lorenzon. Shume urime per ne!”-shkallmonte muret.

  Sot nuk eshte ditelindja e tyre. As dje nuk qe. Ndonese nuk kuptoj arsyen, ajo eshte nje nder lojerat me entuziasmuese qe bejne.
E carmatosur keshtu prej ketyre klithmave u ula dhe po I degjoja. Kenga e ditelindjes per nje dite jo te tille, kenduar prej dy zerash te zjarrte te bardhe, u ndodh te kthehej ne mpiksjen e mirefillte te gezimit. Pa apo me dashje une po aq sa gjithkush besoj(?), bie pre e fjales “duhet” dhe harrohem ne kete pandryshueshmeri letargjike te henash dhe jo vetem. Ditet e mia jane pergjithesisht te perbera prej vrapit maratonesk. I nis ato me prioritetin se duhen perfunduar dhe kurre nuk marr mundimin te heq paftat syresh. Maratonat kane nevoje per te njejtin ritem, kostance e qendrueshmeri e kur me ndodh te arrij ne destinacion, veshtire kam qofte mundesi apo deshire per t’u ftilluar per sa i perket kilometrave qe vrapova, veshtiresive qe hasa si dhe gjerave te bukura qe lashe  pa shijuar ne rrugetim e siper.

   Me e keqja e gjithe kesaj eshte se pandeh ne bindje te plote qe jam duke bere mrekullisht mire deri sa dy djem capkene ne naivitet e siper, me nxjerrin prej apnese duke me dhene duhmen e frymemarrjes se pare. Ne kontekstin tim te se rritures erdhi ky fllad tingujsh te lirshem e te cilter.  Ishte me qetesues se ndjesia e lehtesise pas nje dushi, se freskia e nje teshe te sapolare apo se aroma e lekures se njerezorit qe te do zemra.
Intensiteti dhe mprehtesia e kengezimit te tyre ma shtrenguan zemren si morse.

  E paqetuar sojesh rifillova perseritjen pershperitnisht dhe maratonen me ritem sprinti.

giovedì 16 marzo 2017

Pa vemje dhe as flutura


 

   Lexoi gjetke nje nga ato shprehjet posacerisht te krijuara per te terhequr vemendjen. Thoshte: “Ne qofte se nuk do te ndryshonte kurre asgje, nuk do te kishim flutura”.  I kujtoi friken e tij me te madhe: te qendruarit amull.

   Qysh i vogelth qeshe rritur me parrulen “Uji qe fle rrit vetem zvarranike” dhe prej asokohe iu dha kerkimit ngulmonjes te ndryshimit qe per te me vone u be jetesor. Dallohej kjo prej te tjereve ne etiketen e prezantimit te tij te jashtem, veshjes; ne argumentet e perditshme qe flakeronte mes debatesh; ne  vinilet e pafundme te zyres, te larget prej njeri-tjetrit por asnjeri me pak i bukur se I meparshmi. Dallohej mbi te gjitha prej tij ne momentin e vuajtjes qe perjetonte kur inputet varferoheshin dhe I jepej komoditetit te arritur.

   Gjithnje kishte menduar se ekzistenca konvencionale ngadalshem po atrofizonte njerezit e rutines. I ngurtesonte porsi muskuli kur nuk I nenshtrohej nje stresi mekanik, duke i cuar drejt padobishmerise. C’ishte me shkaterruese se sa e perhershmja, e merzitshmja, perseritesja? Mund te haje perdite te njejtin menu tejet te shijshem. Do te vinte koha ne te cilen do te kthehej ne te zakonshem. Ishte i bindur se natyres njerezore i nevojiteshin lekundje, jo domosdoshmerisht me amplitude pozitive, per te mbijetuar. Cfare e rrenonte nuk ishte dhimbja e renies pasi kishte guxuar te hidhej, por pertacia, plogeshtia dhe dembelizmi i te mos paturit kurajo per ta bere. Dhe ai ishte nje nga ata persona qe kur ishte rrezuar, qe vrare teper.

   Problemi qendronte ne faktin se njerezit e perfshire ne ciklicitetin e pafundte te gjerave prisnin deshperueshem  shpetim ne diej te rinj dhe te ndryshem. Diej keta qe nuk do te vinin kurre prej hicit. Fare mire mund t’i krijonin vete vec duke mberthyer kepucen e majte perpara se djathtes apo duke u ngritur per te vetmen here pas renies se pare se ziles se mengjesit.

   Zona konfortit ishte djepi i shkaterrimit per te, po aq sa per mbare nje shoqeri.
Zona e konfortit nuk do te vriste vetem fluturat, por edhe vemjet te cilat do t’u jepnin atyre jete.

Shtrember

   “Bej si te te duket me e drejte”-perseritej dhe ri ne meandret trunore. Ngriti kryet siper dhe pa se ora shenonte 5. Mjaft vone per te fjetur, teper heret per te nisur diten, por kohe e perpikte per nje dush.

   Sapo ciku kembet ne mermerin e pllakes, vershoi uji. Percellonte. Lekura e saj edhe me. Uli koken dhe leshoi frymen bashke me fluksin e ndergjegjes qe i rrihte nder temtha.

   “Si te me duket me e drejte”-mendoi,-“C’diplomat i pashok. Te tille njerez jam munduar t’ia menjanoj vetes, por ja tek te zvarriten si kerminjte pas shiut. Une, une… Une sinqerisht nuk mundem te kuptoj domethenien e te mos marrit pozicion. Dua te them, jemi pengje pafundesish variablash, me c’guxim fshehim ende pikepamjen? Vete etimologjia e fjales variabel shpreh varesine. Me e pakta, qendron ne te pranuarit e fenomenit. Te pyes nese nata eshte sterr a drite, me thua qe mund te mos jete drite. Kjo nuk eshte loje fjalesh, as pavendosmeri, ky eshte delir frikashesh. Individe qe me vetedije a jo vendosin te mos marrin pozicion pasi I tremben pasojave qe ai reflekton dhe pergjegjesive qe sjell. Me trishte se kaq? Si te me duket me e drejte pastaj. Kjo eshte qesharake per bese. E drejte cfare? E drejte per ke? Ne funksionin tim, tendin apo eshte i tyri me i rendesishmi? C’eshte e drejte nje here? ‘Si te me duket’, eshte vete jo e drejte. "Sic me duket" nuk shfaq vertetesine e ceshtjes, por vetem perspektiven time mbi te. Dhe ne baze te kesaj te fundit une supozohet t’I bie cekanit te drejtesise. E di? Une jam lodhur nga njerezit qe propagandojne politikisht korrekten… C’shqiperim! Kaq veshtire te gjesh nje doze pragmatizmi sot? Kaq sporadike eshte te mos berit kompromise? Nuk kam pritur ndonjehere bindje te forta, as arrogancen e atyre te sigurtave, por opinionet i pretendoj. Politikisht korrekte a jo, ato kurre nuk do te jene asnjeanese. Dhe ‘Si te te duket e drejte’ duhet flakur nga perdorimi se tek e fundit, asnjehere asgje per askend eshte e tille.”

   Banjoja nderkohe qe e avullt. Siluetes me mundim I dallohej refleksi tek pasqyra e veshur. Telefoni shenonte shume thirrje si dhe oren 5.30. Vendosi te priste agimin e diellit. Me siguri ai nuk do te sillte naten.

sabato 28 gennaio 2017

Solatio

La testa fu sul vetro compressa, in quell’aereo per i Balcani,
Urli e pianti cantava il vento, per di là anche degli uragani,
Pensando alle nostre anime silenti, con nostalgia ed amarezza,
Forse della nostra lontananza, taciturne, ne soffrivano la tristezza.
Nel durante sognavo il più effimero giubilo, e mi sentivo perduta,
Minuti pensieri onirici in quel volo, sopra la mia terra sconosciuta,
In quel aereo pieno di compromessi, avrei voluto solo una sigaretta
Nel mio onirico, sai Solatio? Nelle tempie urgeva baciarti in fretta.
Senza di te questi giorni, furono banali deserti di quotidianità,
Risposte carburate, furiose corse, pazzie inalate , insipide entità,
Vieni qui con me, in questo spazio senza tempo, di momenti quieti
Niente glorie vantate, utopie e desideri vani, solo sussurri lieti
Vieni scalzo nel rilievo della mia terra. Tocca in punta di piedi miraggi
e pianta poco splendore. Alla realtà saprai elargire lievi depistaggi.
Ti giuro, l’aereo non potrà versare tangibilità in questa gioventù
Nel mio sogno, cara verità quotidiana, sei Solatio Tu.

venerdì 20 gennaio 2017

Thuajse nje jeteshkrim - Brazde kepucesh e kraharori

  I dyti. Kishte lindur i dyti. Nuk gezonte vemendjen e femijes se pare, as perkujdesin e atij te tretit. Mbarte mbi shpatulla pergjegjesine e te qenurit djali i vetem i familjes bashke me qortimet me te ashpra qe ai fakt sillte.

  -Nuk do shkosh ne mundje. Nuk do shkosh as ne peshengritje. Te mos e cosh neper mend te vjedhesh ullinj kondrinave. Dhe gjeje vete vendin tend nese kthehesh ne shtepi i baltosur. Merr vesh?– iu imponua nena me ton tensionues. E degjoi, por nuk mori mundimin te ngrinte koken per te pohuar. U ul pertoke te vishte kepucet. Qene me lidhese te gjata, te pluhurosura, te gervishura anash dhe shume me te medha se kemba e tij. Per kete arsye kishte mbushur majat me copa leckash, gje kjo qe I bente lehtazi me te ngrohta por ecjen edhe me jokomode.
 
Pasi i lidhi u ngrit ne kembe dhe i kushtoi vemendje brazdes qe formohej ne mesin e kurrizit te tyre, pikerisht atje ku perthyeshin gishtat e nisnin te ngjisheshin leckat. Diç mendoi. Ngriti veshtrimin dhe ne mosperfillje e siper dalloi bicikleten e te atit. Te paprekshmen. Cuditshem ate dite e kishte lene ne shtepi. Syte xixelluan dhe gjaku i vershoi bujar nder deje. S’kishte si te mos e linte veten te kaplohej nga capkenlleku i asaj dite te re qe pati nisur pa gabime. Me shpejtesine e nje sulmi shqiponje i hipi siper dhe u leshua drejt tatepjetes. Nuk dinte ta ngiste mire dhe shume here per te menjanuar pellgjet bojekafe, humbiste ekuilibrin. Kjo ne vend te ndillte ankthin frikac te renies, e stimulonte qe t’iu jepte kembeve edhe me. Entuziazmi ne ata sy shkreptues nuk kaloi moskokcares ndaj kalimtareve. Per ta, te parit djem siper bicikletash qe nje pamje fare e zakonshme, por vala e energjise qe percillej prej Besfortit, terhoqi shikimin po aq sa vemendjen dhe u lakmua nga cdo kalues per 
ato pak sekonda. 
 
  Ne cdo frymethithje ajri te fresket vjeshtak ndjente se si liria po thurte cerdhen brenda tij dhe nuk mund t’i interesonte me pak se ku po drejtohej. Mjaftohej me shtyrjen e pedaleve nxitueshem dhe pamjen e atij qielli kaltersisht te pare.

  Ne nje pulitje sysh, pa kuptuar “si-ne” e gjeti veten pertoke te zhagaravitur ne balte. Gjunje e berryla te gervishur thelle pikonin gjak. Dhe si te mos ishte dhimbja e renies e mjaftueshme, pa qe lidhesja e kepuces se majte qe ngerthyer ne kuroren tashme te shtremberuar te zinxhirit te bicikletes. Ajo e paskesh shkaktuar renien. Marazi e tejshpoi si kafshim i akullt. U mundua te clironte lidhesen, por qe nje tentative e kote. E terhoqi ashper, keshtu duke e keputur. Fshiu piklat e gjakut qe rridhnin berrylave ne ate fare pak pjese te paster qe pati mbetur ne bluze dhe filloi te shihte se cfare do te bente per te rregulluar sadopak bicikleten.

  Ne pamundesi per te gjetur vegla, gjetke kishte marre nje tulle dhe perpiqej ne goditje e siper te drejtonte kuroren. Nderkohe disa dhjetra metra me tej ndaluan dy kembesore te njohur te prindit mashkull, bicikleten e te cilit e dalluan menjehere. Besforti, ndonese I perqendruar ne punen e vete e ndjeu shikimin ngulmonjes te zoterinjve mbi shpatullat e tij. “Po mundohet ta rregulloje. Hahahah!”-degjoi zerin e ulet perqeshes te njerit. “Nuk ka per te nxjerre gje ne drite. Biri I te atit eshte. Po aq I paafte. Po aq duargjalpe,”- talles u largua I dyti. I ekspozuar keshtu ndaj poshtersive ndjeu se si parosizmi I trishtimit I pushtoi
 kraharorin. Babai vertet nuk qe i shkathet, praktik dhe ndoshta as i zoti, por mbetej prindi i tij. Po te ishte me pak krenar, me te degjuar kete, do t'i rreshkisnin disa pike lotesh. Gje fare e arsyeshme per nje 12 vjecar. Por Besforti ishte me teper se aq dhe nuk i lejoi vetes t’i lageshin as qerpiket. Shtrengoi nofullat, kaloi peshtymen dhe goditi prerazi diskun. U drejtua! Nxiu edhe me duart per te vendosur zinxhirin e u nis vrullshem drejt shtepise.

  Me te arritur, mbeshteti bicikleten ne murin e oborrit qe veshtire se mbahej ne kembe. Llamarinat e banjes se sajuar jashte kercisnin 
prej eres se ftohte si te kishin qene dhembe. Ndjesia e embel e atyre pak minutave liri te asaj dite qe zhdukur porsi gjurma e avullit te frymes ne nje pasqyre. Shtyu deren dhe hyri pa shoqerine e frikerave te veta, por i ndergjegjshem per vaktin qe nuk do hante dhe denimin e perhershem. I ati i paafte dhe duargjalpe mund te ishte, vec dajakun dinte ta jepte. Dhe linte gjurme.