mercoledì 29 agosto 2018

August blues

   Ishte nje mbremje e zakonshme lumturie verore ne shtepi. Duke darkuar ne kacafytje te qeshurash e ngacmimesh biseda nderroi e mori tone kurioziteti:
-Po qe vertet. Pse shkrimet e tua kane klithma protestash, jehona nevriku dhe ne rastin me te mire pezem blu? Ti je nje nder njerezit me te gezuar qe njoh. S’shkruan kurre lumturisht. Cudi…
Mbaj mend vetem qe u pergjigja “Di une?”

                      *           *            *

   Jo nuk dija une. Asokohe jo te pakten. Tani qe kam veshur pizhamat e tua kuptoj arsyen pse. Kur e lumtur s’kam nevoje per vektore shfrimi, kur e trishte po.
Tek e fundit lumturia i perket individit nderkohe qe mizerja mases. E ndoshta ndoshta dhe nje njerezor hundperpjete ka nevoje per ca ngushellim.
                      *           *            *
   Qysh prej vitit te pare kur u largova nga shtepia ti nuk e lije mamin te lante pizhamat pas ikjeve te mia.
Thoje qe do i vishje vete sepse mbanin ende aromen time. Sindrome Proustiane. Tani me ndodh mua te shtrengoj te tuat. Improvizohem ne motren  e vogel qe s’qeshe kurre.
   Nuhatja pervec se pika ime e forte eshte dhe shqisa e parapelqyer.
Mbetet ajo me enigmatikja, por qe trondit pavetedijen thellesisht. Eshte nje vije aksesi e privilegjuar. Vjen jo vetem sepse kalon me pak stacione te ndermjetme kontrolli per te mberritur ne levoren trunore, por edhe per shkakun se ka afersi anatomike me strukturat cerebrale te deputuara ndaj emocioneve (amigdala) dhe kujteses (hipokampus). E c’eshte kujtimi ne mos gjuha e ndjenjave, nje fjalor fytyrash, parfumesh qe kthehen porsi folje e mbiemra ne fjali dhe ashtu te maskuar vijne me shpejt se e tashmja dora vete? Keshtu nen parfumin tend me duket sikur banon ne mua, te mbaj ne qerpike, te vesh ne tesha, te vendos ne floke si aksesori me i cmuar e gjithkush qe me vezhgon mund te te dalloje lehtesisht porsi ektoplazme.
  
Me pak se 24 ore qe s’te shoh verdalle e me mungon shume. Kam mall qysh tani. Gjithe kete muaj ke qene gezimi i nje zbulimi te perditshem. Gjeta te rrituren ne motren time te vogel. Mesova qe nuk i duron dhe as suporton aparatet. S’te pelqejne idete prekonceptuale, percmon llogaritjet qofte edhe me elementare ne habitatin njerezor, por I dashuron shkencerisht. S’je njeri qe troket ne dyer ministrish e as miqsh. Ne rastin me te keq mund te guxosh vetem tek une. Nuk para del nga itinerari I zakonshem I autobusit apo historise, por behesh bashkeudhetarja me e mire e atyre qe zgjedhin ta bejne. Nuk te pelqejne tarracat e medha te pakoheta qe te gjithe kerkojne dialektikisht. Urren plastifikimin dhe sovrastrukturimin social. Nuk je nje parenteze e perkohshme, por zgjedhja e perhershme. Nuk gjendesh ne atrofi e as ne ipertrofi. Endrrat e tua te arsyes nuk prodhojne njerez si te miat, por ore.
   Une pershkruaj, cilesoj, deshiroj dete, nderkohe qe ti noton. Une i kerkoj, i gjej e i shoh nga ura, ndersa ti endesh brenda tyre. Me mesove heshtjen duke e ditur qe gjeja qe di te bej me mire eshte te flas dhe qe jemi bere per pak veta duke qene ti vete ekskluzive. Je nje mrekulli. Jo nga ato pa ajer, ku mbytesh brenda, por nga ato qe mbushin trungun me ngrohtesi. Megjithate nuk mi kurseve dot perqafimet, ngasherimet, denesat e nje aeroporti duke e ditur qe jane kryqi im.
   Eshte ora 4 e mengjesit veshur me pizhamat e tua dhe une jam e mpire. Keshtu me pershkon trishtimi, duke me anestetizuar. Me pak se 24 ore qe s’te shoh verdalle e me mungon shume. Kam mall.
    Ngushellohem me faktin se te henave vec duhet shkuar ne zyrat, punet e detyrimet perkatese duke qene se nga dicka duhet vdekur medoemos. 

Nessun commento:

Posta un commento