Nuk e di c’pesuam kete vit. Nuk e kuptuam si boterisht kjo fatkeqesi erdhi e na u ngrys nje mengjes ne tryezat tona ne nje nga ato ditet ku njerezit ishin shume pushim. Erdhi porsi ere e furishme, por nuk perdori dhune. Ere hungeritese, por nuk buciti. Ere toksike, por nuk pati helm. Pati vetem semundje…
Prej kohesh jetonim ne nje bote te
shkaterruar pa ditur ta meshironim. Ne vete ishim pa skaje drejtpeshimi, te prirur te zevendesonim nje verberi
me nje tjeter, nje ves te vjeter me nje te ri, nje pertaci te tejzgjatur me nje
engledisje te shkurter. Asnje prej nesh nuk mundohej te korrigjonte gabimet e
kryera, por te gjithe ishim te bindur se ato do te harroheshin e se ndoshta nje
dite egoizmi ne vend te mesianizmit do
te na shpetonte derisa nje pranvere te trallisur u pushtuam nga Semundja.
Semundja qe vende vende aq gri sa grija
qe vetem nje njeri qe ishte mesuar me soditjen e erresires mund te shihte. Dinte
te zverdhte njerezit si lekure bananeje te thare. I mykte ashtu pa ze, por me
shume kolle e pa fryme. Nderkohe qe ajo ngjyroste historine me nje teater
hijesh, pjesa ende e paprekur prej saj hulumtonte mes besetytnish se Semundja nuk ekzisonte, se qe
nje trillim i varfer, apo nje grip i rendomte. Nderkohe qe Semundja perparonte
duke shkermoqur ne gufime nje nga nje fije jetesh , tufa e zeshme e te
cmerituarve komentonte, zallahia e idioteve fliste per teori konspirative,
negacioniste, kura me limon dhe qepe e te tilla thashetheme pazari. Tek e fundit c'dime te bejme me mire ne njerezoret se sa te flasim pikerisht per tema tek te cilat s'kemi atributet minimale per ta bere?
Ne
fund ia doli te permbyste rendin, kohen, vendet e mbi te gjitha njerezit. I
theu si kercej te holle te thare e ne s’beme asgje tjeter pervec se
te prisnim t’iu ktheheshim veseve tona te meparshme me me teper endje e vrull
duke fshire pergjithnje kete perjetim te tmerrshem nje a me shume se aq vjecar. 2020 qe pika e dobet e jetes
se shumekujt. Thone se pikat e
dobeta nuk jane gjithnje dhe aq tragjike, por mund te jene dhe frymezuese.
Tregomeni ju lutem kur nje Semundje mund
te behet qofte dhe per se largu nje e tille.