lunedì 21 ottobre 2019
Keqi dhe Mira
Ne nje vend jo dhe aq te larget, pak kohe me pare rronte rendomte Keqi. I shkathet, i mprehte, i yndyrshem, i lig dhe posi jo, i keq. Nje dite i kerceu damari e vendosi te improvizohej ne Mira. Nuk eshte nevoja t’ua pershkruaj kete te fundit. Ishte ashtu: e mire domethene. Nuk e di nese vendimi i Keqit i detyrohej merzise nga roli i vete, ne donte t’i prishte Mires pune, apo thjesht ne kishte vec kuriozitetin te provonte c’qe Drita per nje dite. Di qe me mprehtesine e zanatit te vete i vodhi Asaj petkun pa shume mund.
Pasi u pastrua nga yndyra e se Liges, krehu floket, veshi petkun e paster u nis te voziste mes miradashesve e t’u profesonte Miren ne funksion te Keqit. Leksionet e tij bazoheshin ne mesime te tipit: te shperndahej bujaria vetem ne njerezit mirenjohes, te investohej dija ne menyre qe te rikthehej ne forme pushteti, te ndihmoheshin vecanerisht ata qe mund t’a rikthenin ndihmen, te behej keq me pretekstin e qellimit te mire e keshtu arsyetimesh makiaveliste. Miradashesit naive nisen te aplikonin me perpikmeri leksionet e tij, ndonese nuk ishin mesuar te ndiqnin fjalite kushtore, fjali te cilat ishin lenda nga e cila Keqi perbehej.
Mira, nga ana tjeter, e mbetur lakuriqe ne apartamentin e vete nuk bente dot gje tjeter vec se te ndizte televizorin e te ndiqte te mesymjet e qytetit. Ky i fundit nga dita ne dite nisi te kishte episode te jashtezakonshme. Per shembull, nje miradashes kish
te qelluar me shuplake nje tjeter pasi ky i fundit per t’i liruar vendin ne autobuz nje te Rendesishmi, kishte rrezuar te Parendesishmin e moshuar. Tek shihte e ndiqte gjithe keto Mires i zmadhoheshin syte, skuqeshin faqet e i mblidhej nje nyje ne gryke, por nuk levizte. Ishte Mira, jo hakmarrja.
Ne qytet nderkohe kishte nisur te formohej nje lloj sistemi i cilesuar si Hierarki Interesaxhinjsh, me ne krye Keqin qe pasohej nga matrapazet qe ndaheshin ne te Rendesishmit e me pas nga Pa-te. Ishte shume I ngjashem, ne mos I njellojte me kete skemen piramidale te shoqerise sone sot. Keshtu Keqit, tek ishte duke mbajtur nje nga konferencat e veta miradasheve tashme te kthyer ne mirakeq, I ra petku. Nje nga te Rendesishmit tek I cili Keqi kishte mbjelle faren e xhelozise, nxitimthi ia mori dhe ia hodhi kraheve te Mires qe jo rastesisht qe ulur ne auditor e paze nga marazi dhe e thare nga te ftohtit.
Ne ate cast Keqit filloj t’i yndyrosej fytyra serish, ndotej veshja e shpupuriteshin floket. Perballi shikimin e heshtur te Mires me justifikime te tipit qe gjithe c’kishte ndodhur ishte per t’i lene e dhene disa dite pushim asaj ne menyre qe te qetesohej nga mbipuna qe mbartte. Mira nga ana tjeter tek e shihte, nuk bezajti. Iu kthye menjehere detyres dhe vokacionit te vete qe kishte marre uraten deri me ate dite.
Me Keqin c’u be? U dergua ne ezil ne dimensionin e Boshllekut qe ishte edhe me I tmerrshem se ai I Purgatorit apo I Ferrit. Iu kthye grushtit te shemtise, deshtimit e mbi te gjitha ligesie qe qe. Rinisi te stoliste me girlanda verbale, tjetersonte, manipulonte e te mundohej te digjte rrethperqarkun e “tjetrit”. Sa keq qe ne Boshllek nuk ka rrethperqark, por vetem zbrazeti. Nuk pati kurre me guximin t’i qasej Mires. Tek e fundit, nuk improvizohet dot zvarraniku ne shqiponje e as Keqi ne Mire.
lunedì 17 giugno 2019
Kur te vendosesh te vish
Ti nuk je ende pjese e logjikes sone esell, por me siguri
nje dite do te behesh. Cfaredo menyre te
vendosesh per te permbysur caqet e dukurive vetmitare te kesaj botes sone, ne
do ta mirepresim. Dua qe te
dish qe nuk jemi te persosur, as afersisht te tille. Nuk jemi as aparate te
sakte apo mendje e shpirtera akute. Jemi dy njerez qe jane dashur shume, kane
kaluar shtrengata, kane bere dhe jane bere gabim e sot duhen edhe me fort. Ti
do te jesh deshmia ne forme mrekullie e gjithe kesaj.
Kur te vendosesh te vish do te shohesh me syte e tu qe nga korja e deri tek berthama e perbotshme jetohet vrullshem, nen ngerce nevrastenie e te tendosur si tela kitareje. Qendro bute. Do te mesosh se si ne fluksin boteror kaliten karakteret, krijohen edhe automatet. Ji nje varg i lire. Do te kuptosh qe faji ka nje dimension ekzistencial shume te forte. Meshiro perhere falje. Kur te rrezohesh ne kete cmendine me shkume ne buze e te perplasesh me varietete marrokesh, ruaje te forte ashkun per jeten. Do te ndodhe qe bota te te shfaqet dhimbshem, ligesia te gjezdise freleshuar, ajri te ngimet me lageshti, madje dhe qe dielli te perzhise si celik i kulluar. Kujtohu se do te feksi serish peshqeshi i agut te se nesermes.
Ne do te te ujisim perhere, do te shohim se si rritesh e do te behemi strehe per brishtesine tende. Do te te shpjegojme se ka shume celesa leximi te kesaj jete e do mundohemi te te japim me te qetin. Do te perkrahim qenien, zgjedhjet dhe kohen tende. Do te zbrazemi si shtama me uje mbi ty kur te kesh etje apo edhe kur kokefortesia jote te vendose te kaloje mbi shkretetire. Do te te mesojme te ecesh me kembet e tua qe te mundesh t’i shmangesh shigjeteve te leshuara me vertik nga harku i ngrehur I rrezikut. Nuk do te presim te jesh me e mira, por te mundohemi qe ti te jetosh mire. Duam qe ta dish se detyrimet e vetme qe do te kesh jane ato ndaj vetes, kurre kundrejt nesh.
Kur te vendosesh te vish, do te te kerkojme falje nese nuk do te jemi mjaftueshem te meritshem e do te shkelim shkujdesur ne truallin tend. Dije se do te lutemi perdite qe shpirti yt te jete polifonik, zemra jote te mbese ndjenjashume e bota te te mbushet ploteperplote, kur te vendosesh te vish.

lunedì 15 aprile 2019
Blood shift
“Behem si qyteti ku banoj. Flas pak, nuk kam kohe, duket
sikur nuk afeksionohem ndaj askujt, jam me nxitim dhe bej me te miren e
mundshme pavaresisht vetes”-shkruante Daria diku. I referohej Milanos. Qytete
si ai kultivojne nje klime mbytese qe nxit ekstravaganca. Te qendruarit here
pas here e palevizur ne nje bote ne aktivitet te plote eshte e imja. Duket si
nje diversiv i mjere per t’i shpetuar enigmave protokolluese te njerezve te
zakonshem, pergjigjeve “Po gjithcka” kundrejt pyetjeve “Te nevojitet gje?” apo
edhe nje arratisje ndaj ndergjegjes sime, por s’eshte asnje prej tyre. C’e
pastaj?
Quhet apne. Eshte nje zhytje nenujore qe nuk sheh perreth, por perbrenda. Merrem mjaftueshem me kataklizmat atje jashte ndaj ndonjehere rebelohem e me duhet te rregulloj morine qe vlon ketu brenda. Kur zhytem metaforikisht apo edhe literalisht me ujin njejtesohem e udhetoj vertikal drejt vetes. Apnea eshte sport, koncept, ndonjehere patologji, nderkohe per mua eshte nje korridor qe zvogelon rrugen qe mendimi duhet te pershkoje. Nenuje stokon ajer, sygjerohesh, nuk diftohesh, ndihesh ne mireqenien e nje shtrati me carcafe te paster, pa asnje bakter ligesie. Nenuje je pa cilesi por edhe pa difekte te vecanta. E lexon jeten tende porsi nje dramaturg qe sheh komedine e vete dhe zbulon ne kohe gabimet e shkruara. Nenuje je uje: pluskon, mbart, bie, rrjedh, mbush, derdhesh dhe mbi te gjitha shuan etjen. Shuan edhe zjarrin.
Pasi te mbaron autonomia dhe truri po aq sa mushkerite boshatiset porsi zhurme lavamani, leshohesh siper me linfe te re. I kthehesh apokalipsit qe nuk te duket me i tille ndonese disa here te prezanton llogari qe nuk te perkasin e te tjera kortezira nen lakimin e nje liste katastrofash. Pasi i kalon te gjitha keto pa e patur vokacionin e pelegrinit apo te shenjtorit e ndonjehere duke i shkelur hijen ndokujt i kthehesh tokes dhe mbremjeve ne te cilat duket sikur te gjithe presin dicka:
Te mbeten pa fryme serish ndoshta?

Essa
Fund me
pala, bluze e bardhe, shall mendafshi. Ose Essa ishte zgjuar mire ate mengjes, ose kishte kohe qe e kaplonte e hidhura dhe kishte gjetur pretekstin e duhur per
tu rikthyer ne vete. Nga ecejaku lekundes, me shume mundesi kishte bere
gjume te mire, ndaj optova per te besuar te paren. Nderkohe qe po me
afrohej duke buzeqeshur e nxita te shpejtonte hapat. S’e pati vrare
ndonjehere fort mendjen nga fjalet e mia, ndaj nuk e beri as kesaj here. Tek e
fundit, ishte koha qe ndiqte ritmin e Esses dhe jo anasjelltas.
Flokearta pasi me arriti,bashke me nurin e pashpjegueshem, ndoqi hapin tim. Ndonese jemi shume te ndryshme, zakonisht me duhet pak per te gjetur celesin e leximit te mendimeve te saj, por ate dite vertet veshtire. Kushedi cfare marredhenie kishte riqepur, apo c’epilog do te kishte shkruar. Ose ndoshta do te kishte bere punet e shtepise duke degjuar ndonje kenge nga te sajat. Mund edhe thjesht ta kishte ate cehre nga moti I diellte. Merrja vesh une?
Floket, porsi fundi I vallezonin nga flladi dhe shkarazi shihte me epersi capkene. Kokeforta kishte dicka. Kokeforta dinte gjithashtu qe po stermundohesha te kuptoja. Thjesht po me kthente me te njejten monedhe lojen qe prej vitesh I pata bere. Qe kur ajo qeshe e vogel kurre nuk ia lehtesova arritjet. Mendoja se asnje marinar I zoti e kish patur detin te qete, ndaj dhe I veshtiresoja perhere kontekstet. Le te themi qe tanime i kaloi lartesite e perspektivave te mia dhe ja tek ishte duke me sfiduar.
“Dite e bukur”- tha duke thermuar heshtjen. Tri fjale ishin investim i madh per zerin e saj. Fjalepake si ngahera, priste te ndertoja une skelerine e bisedes. Zakonisht keshtu rrokulliseshin takimet tona. Ajo shkendija, une zjarri. Nuk e di se c’i brockullita te them te drejten. Dhembet e trurit po bluanin tjetergje. Gje qe me siguri nuk kishte te bente aspak me motin.
Mu desh ca per ta lexuar ate shikim te kriptuar, por pasi e bera, me mbeshtolli mjalti i trishtimit. Essa ime, qofte me mendime te lehta si shkume apo te renda si plumb, tashme po thyente kalendaret. Po rritej me shpejtesine e horizontit qe ndjek horizontin. Kushedi sa mite te veta kishte lene te zhdukeshin duke buzeqeshur? Kushedi sa shume shpenzonte ne endrrat e saj? Mbi te gjitha, kushedi si do ta mbroja une turpin tim kur u ftillova se nuk qeshe e pranishme kur te gjitha ato paten ndodhur? Ja c'do te thote qe e qeshura e minutave te kthehej ne qarje e koha e kaluar jo te mos vije me.
Ime moter kishte kerkuar dashuri pas strofash kengesh, boten caqeve te shtepise, veten neper te tjere dhe mua gjate ne gjithe kete kohe. Dhe ja tek isha perballe saj. “Dite e bukur moter, por jo per funde kaq te shkurter”.
lunedì 10 dicembre 2018
Dashuria them...
Eshte reduktuar ne
nje ndjenje. Sot e neperkembin mes diskurseve pergjithesuese duke i hequr
sintaksen, leksikun dhe gjithe gjuhen e vete. Dashurise them. Qe ne te vertete
tjeter gje nuk eshte vecse zgjedhje, e cila nese nuk perkthet ne angazhim te
perditshem kalon ne pendese te perjetshme.
Eshte bazike qe totaliteti i njeriut eshte i krijuar nga dualiteti femer-mashkull apo gjithe kombinimet e tij te mundshme. Dhe per te patur totalitet nevojitet alteriteti, me ndjek? Mashkulli dhe femra, dy femra, apo dhe dy meshkuj c’rendesi ka cilesimi, ne te dy, une dhe ti thirremi drejt konvergjences, pasi e gjithe qenia jone perfshihet nga pergjigja e vokacionit te pare dhe te vetem njerezor: Dashurise. Realiteti i marre-dhenies eshte dicka konstitutive dhe ne asgje nuk mund te bejme per ta ndryshuar. Ne vete jemi fryt i dashurise me te madhe, drama qendron ne faktin qe ende nuk e dime.
Drama edhe me e madhe eshte qe nuk dime ta dallojme. Dashurine them. Ashtu si nuk dallojme dot te keqen deri ne momentin qe na ben keq. Dhe nese nuk ke bere ti keq, atehere e ke pesuar e ende sot mbart plaget qe te ka lene. Shiko, dashuria eshte bere per te shkuar tek tjetri dhe per t’u bashkuar me te. Kemi nevoje per tjetrin per te qene plotesisht vetja jone. Eshte paradoksale e di, por me beso qe qendron. Shume njerez qendrojne ne realitetin e bukur te dashurise ne menyre te trishte duke kerkuar personin e duhur qe ne fakt nuk ekziston. Por e di cfare ekziston ne vend te tij? Kerkimi i rruges se duhur.
Dashuria na ben te brishte, por jo te nenshtruar. Dashuria eshte liri, kurre posesivitet. Dashuria eshte mirepritje, jo pretendim. Dashuria eshte e rregullt. Subjekti I saj i vetem eshte nje njeri qe duhet te mesosh ta duash prane kufijve e limiteve te vete dhe te cilit kur i qendron prane e permireson lidhja me ty, jo prania jote. Pra dashuria eshte permiresim, asnjehere ndryshim. Dashuri eshte te futesh kembezbathur ne lirine e dikujt pa e cenuar, kufizuar apo zvogeluar duke respektuar kohen qe ka dhe shprehite qe perdor.
Dashuria eshte ne vend te pare dhe nuk ka hapesire per njerez te vaket, as per ata qe kane ngecur ne rreth rrotullimi. Nuk ka nevoje per banalitete, drama te nxitura nga libra e filma dylekesh, as per hormone ambulante,sakrifice, martirizim,
plage, role e personazhe, stisje, kurthe, prapaskena, libidograme e virilitet. Tek e fundit
e vetmja gje qe e ben nje njeri te tille nuk eshte prestacioni seksual, por
zgjedhjet e tij. Dashuria ka nevoje per njerez qe ecin me ritem te ngadalte ne
kete jete te shpejte, per gjeste falas dhe gabime te falura. Ajo ka
nevoje t’i besohet e shkuara meshires, e ardhmja providences dhe e tashmja asaj
vete. Sepse kemi vetem te sotshmen per
te mesuar si te duam. Le ta bejme mire.Eshte bazike qe totaliteti i njeriut eshte i krijuar nga dualiteti femer-mashkull apo gjithe kombinimet e tij te mundshme. Dhe per te patur totalitet nevojitet alteriteti, me ndjek? Mashkulli dhe femra, dy femra, apo dhe dy meshkuj c’rendesi ka cilesimi, ne te dy, une dhe ti thirremi drejt konvergjences, pasi e gjithe qenia jone perfshihet nga pergjigja e vokacionit te pare dhe te vetem njerezor: Dashurise. Realiteti i marre-dhenies eshte dicka konstitutive dhe ne asgje nuk mund te bejme per ta ndryshuar. Ne vete jemi fryt i dashurise me te madhe, drama qendron ne faktin qe ende nuk e dime.
Drama edhe me e madhe eshte qe nuk dime ta dallojme. Dashurine them. Ashtu si nuk dallojme dot te keqen deri ne momentin qe na ben keq. Dhe nese nuk ke bere ti keq, atehere e ke pesuar e ende sot mbart plaget qe te ka lene. Shiko, dashuria eshte bere per te shkuar tek tjetri dhe per t’u bashkuar me te. Kemi nevoje per tjetrin per te qene plotesisht vetja jone. Eshte paradoksale e di, por me beso qe qendron. Shume njerez qendrojne ne realitetin e bukur te dashurise ne menyre te trishte duke kerkuar personin e duhur qe ne fakt nuk ekziston. Por e di cfare ekziston ne vend te tij? Kerkimi i rruges se duhur.
Dashuria na ben te brishte, por jo te nenshtruar. Dashuria eshte liri, kurre posesivitet. Dashuria eshte mirepritje, jo pretendim. Dashuria eshte e rregullt. Subjekti I saj i vetem eshte nje njeri qe duhet te mesosh ta duash prane kufijve e limiteve te vete dhe te cilit kur i qendron prane e permireson lidhja me ty, jo prania jote. Pra dashuria eshte permiresim, asnjehere ndryshim. Dashuri eshte te futesh kembezbathur ne lirine e dikujt pa e cenuar, kufizuar apo zvogeluar duke respektuar kohen qe ka dhe shprehite qe perdor.
Dashuria eshte ne vend te pare dhe nuk ka hapesire per njerez te vaket, as per ata qe kane ngecur ne rreth rrotullimi. Nuk ka nevoje per banalitete, drama te nxitura nga libra e filma dylekesh, as per hormone ambulante,sakrifice, martirizim,
martedì 16 ottobre 2018
Dhoma
Duke ecur permes te martes ne repart kalova Dhomen per te
hyre ne te mepasshmen, vendit ku nderrohesha dhe vishja perparesen e bardhe
per ambulatorin e dites. Fatmiresisht ate dite nuk perballa shikimin me
Tutorin tim, Zonje me atribute te padyshimta, por qe vetem paradigmatike nuk
qe. Humbiste jeten ne dete burokracirash. Duke qene se sakrfikonte majftueshem
ajo te sajen, pse duhet dhe une timen? Perpos kesaj ishte shume rremujaxhove. Plackat dhe pirgjet e fleteve
ne zyren e saj qene teper dhe per nervat e mia qe rremujen e njohin mire.
Rreshqita keshtu
fshehurazi ne ambulatorin e primarit. Personazh grotesk ky, nje Zoteri
67-vjecar me sy etrusk te gjalle e plot jete, nje kurrikulum shkencor
superlativ qe justifikonte teresisht, me nje pasion per kercimet karaibike (te
huazuara nga partneri i tij 30 vjecar ndoshta?) dhe Afriken Jugore. Primari,
Doktor Z, nuk qe shume i shkathet me kompjuterin dhe leshimin e recetave
informatike, por kompensonte kete me durimin per te me shpjeguar rastet
klinike, pritjen me perzemersi dhe empati kundrejt cdo pacienti si dhe eficencen ne trajtime. Per ters, ate dite qene perkeqesuar shume veta dhe perpos ndihmes
sime i nevojitej t’i jepte disa korrespondenca infermieres qe asistonte
pacientet tek Dhoma. Dhe si rrota e fundit e karros, kush duhet te shkonte atje
ta therriste? Une.
Qe kur mora vesh
se me kishin degdisur ne Onkologji per muajin e fundit te praktikes studentore thartova fytyren. Mu duk si shenje dhe mua,
qe ne shenja s’kam besuar kurre. Reparti i onkologjise ben lehtesisht te
cenueshem kedo qe ka nje therrime njerezdashjeje dhe te mbyllurit e
eksperiences universitare ne nje hapesire, muret e se ciles djersijne dhimbje
nuk me inkurajonte. Fillimisht capitesha me hapa te medhenj e te hallakatur nen
ato drita neoni e korridore anemike qe levrinin sikur te vuanin nga nervat. Me
vone u mesova, ose me sakte u detyrova qe te. Megjithate ishte nje qoshe qe nuk
doja te shkelja dhe qe shmangia me gjithe qenien time: Dhoma. Ate dite, kur
Doktor Z me kerkoi te therrisja infermieren qe ndodhej atje mu hap nje zgaver e
tmerrshme ne kraharor dhe s’pata kohe te sajoja asnje justifikim.
U nisa me goje te
hidhur e cehre te ngercur per tek Dhoma. Ajri si gaz i rende derdhte pertaci
mbi gjymtyret e mia qe cdo gje donin te benin pervec se te shkonin atje. Dhoma ishte ajo e Day Hospital-it ku
pacientet kryenin kemioterapine. Une kisha fituar prej vitesh antikorpa
per sa kohe behej fjale per t’I vizituar ne ambulator, per te pare permire apo
keqesimet e karteles se tyre
shendetesore, per te prenotuar TC-un e rradhes apo leshuar receten. Nuk isha
vaksinuar vec ndaj tavanit te dhimbjes se paze qe mbartte Dhoma. Pasi thirra
Irmen qe po mundohej te gjente venen e duhur te pacientit te trete, u detyrova
te qendroja aty, s’mbaj mend as per cfare arsye…
Koha zgjerohet ne
ate mikrokozmos e duhet te jesh me te vertete i matufepsur per te mos rene ne
thellesi filozofish jete-vekje. Ne Dhome te tre me fytyra murgjish, sy qe
premtonin shume e trupa te mermerte qe mundoheshin te flisnin me lehtesi per gjera
te renda. Dihasnin thelle e dukeshin te lodhur, nga nje tjerrje mekanike dhe te
panatyrshme sikurse motori i makines qe i mbante ne jete te qe gufosur.
Secili prej tyre
torturonte veten me pyetjet “Cfare kam bere keq?”, “Ku gabova?” dhe lehtesohej
nen arsyetime ndotjeje, stresi, valesh elektromagnetike, mbingarkese ne pune,
ushqimi , zgjedhjesh e njerezish qe ka dashur. Vetepremtonte me pas qe nese ia
dilte nuk do te hante me ushqime qe e helmonin, s’do te flinte me telefonin tek
komodina, do t’u jepte fund marredhenieve te demshme, zakoneve te keqija dhe
cdo gjeje te gabuar ne jeten e vete. Ata kerkonin te gjenin medoemos shkaqe,
domethenie, zgjidhje. “Nese nuk do te kisha masakruar veten me kaq shume pune,
nese do te kisha ngrene pak nga te gjitha, nese do te isha me i moderuar, i arsyeshem, nese nuk do te kisha shkaktuar probleme, nese nuk do te isha hedhur
ne cdo zjarr e sfide, nese nuk do te kisha tejkaluar limitet e mia ndoshta
trupi im do te kishte mbajtur nen kontroll te keqen. Por nuk e beri”.
Irma me ne fund u kthye e mund te zhdukesha qe
atje. Nuk hyra me ne Dhome qe nga ajo dite. Dola prej saj me vetedijen se
ekziston nje bote paralele, ajo e te semureve te vertete qe jeton perkrah asaj
te atyre qe gezonin shendetshmeri. Nuk ka ndryshime midis tyre pervec faktit qe te semuret kane me shume
deshire jete.
Qava kur me the duaji te miren vetes se nga e nesermja nuk
ke siguri dhe mbi te gjitha sepse gjerat e keqija nuk u ndodhin vetem te
tjereve.
Ti kishe kaq shume te drejte.
Ti kishe kaq shume te drejte.
mercoledì 29 agosto 2018
August blues
Ishte nje mbremje e zakonshme lumturie
verore ne shtepi. Duke darkuar ne kacafytje te qeshurash e ngacmimesh biseda
nderroi e mori tone kurioziteti:
-Po qe vertet. Pse shkrimet e tua kane klithma protestash, jehona nevriku dhe ne rastin me te mire pezem blu? Ti je nje nder njerezit me te gezuar qe njoh. S’shkruan kurre lumturisht. Cudi…
Mbaj mend vetem qe u pergjigja “Di une?”
* * *
Jo nuk dija une. Asokohe jo te pakten. Tani qe kam veshur pizhamat e tua kuptoj arsyen pse. Kur e lumtur s’kam nevoje per vektore shfrimi, kur e trishte po. Tek e fundit lumturia i perket individit nderkohe qe mizerja mases. E ndoshta ndoshta dhe nje njerezor hundperpjete ka nevoje per ca ngushellim.
* * *
Qysh prej vitit te pare kur u largova nga shtepia ti nuk e lije mamin te lante pizhamat pas ikjeve te mia. Thoje qe do i vishje vete sepse mbanin ende aromen time. Sindrome Proustiane. Tani me ndodh mua te shtrengoj te tuat. Improvizohem ne motren e vogel qe s’qeshe kurre.
Nuhatja pervec se pika ime e forte eshte dhe shqisa e parapelqyer. Mbetet ajo me enigmatikja, por qe trondit pavetedijen thellesisht. Eshte nje vije aksesi e privilegjuar. Vjen jo vetem sepse kalon me pak stacione te ndermjetme kontrolli per te mberritur ne levoren trunore, por edhe per shkakun se ka afersi anatomike me strukturat cerebrale te deputuara ndaj emocioneve (amigdala) dhe kujteses (hipokampus). E c’eshte kujtimi ne mos gjuha e ndjenjave, nje fjalor fytyrash, parfumesh qe kthehen porsi folje e mbiemra ne fjali dhe ashtu te maskuar vijne me shpejt se e tashmja dora vete? Keshtu nen parfumin tend me duket sikur banon ne mua, te mbaj ne qerpike, te vesh ne tesha, te vendos ne floke si aksesori me i cmuar e gjithkush qe me vezhgon mund te te dalloje lehtesisht porsi ektoplazme.
Me pak se 24 ore qe s’te shoh verdalle e me mungon shume. Kam mall qysh tani. Gjithe kete muaj ke qene gezimi i nje zbulimi te perditshem. Gjeta te rrituren ne motren time te vogel. Mesova qe nuk i duron dhe as suporton aparatet. S’te pelqejne idete prekonceptuale, percmon llogaritjet qofte edhe me elementare ne habitatin njerezor, por I dashuron shkencerisht. S’je njeri qe troket ne dyer ministrish e as miqsh. Ne rastin me te keq mund te guxosh vetem tek une. Nuk para del nga itinerari I zakonshem I autobusit apo historise, por behesh bashkeudhetarja me e mire e atyre qe zgjedhin ta bejne. Nuk te pelqejne tarracat e medha te pakoheta qe te gjithe kerkojne dialektikisht. Urren plastifikimin dhe sovrastrukturimin social. Nuk je nje parenteze e perkohshme, por zgjedhja e perhershme. Nuk gjendesh ne atrofi e as ne ipertrofi. Endrrat e tua te arsyes nuk prodhojne njerez si te miat, por ore.
Une pershkruaj, cilesoj, deshiroj dete, nderkohe qe ti noton. Une i kerkoj, i gjej e i shoh nga ura, ndersa ti endesh brenda tyre. Me mesove heshtjen duke e ditur qe gjeja qe di te bej me mire eshte te flas dhe qe jemi bere per pak veta duke qene ti vete ekskluzive. Je nje mrekulli. Jo nga ato pa ajer, ku mbytesh brenda, por nga ato qe mbushin trungun me ngrohtesi. Megjithate nuk mi kurseve dot perqafimet, ngasherimet, denesat e nje aeroporti duke e ditur qe jane kryqi im.
Eshte ora 4 e mengjesit veshur me pizhamat e tua dhe une jam e mpire. Keshtu me pershkon trishtimi, duke me anestetizuar. Me pak se 24 ore qe s’te shoh verdalle e me mungon shume. Kam mall.
Ngushellohem me faktin se te henave vec duhet shkuar ne zyrat, punet e detyrimet perkatese duke qene se nga dicka duhet vdekur medoemos.

Iscriviti a:
Post (Atom)